Jemi në luftë botërore

Postuar në 11 Mars, 2023 20:40

Presidenti hungarez Victor Orban ka deklaruar se bota është më afër se kurrë shndërrimit të një konflikti lokal në konflikt global. Në një intervistë për radion hungareze ai ka akuzuar liderët perëndimorë si të obsesionuar nga ethet e luftës duke vijuar furnizimin e Ukrainës me armë.  

Në vend se të promovojnë unanimisht paqen, bota është e ndarë. Turqia, shtetet arabe, Kina dhe vendet afrikane duan armëpushim dhe bisedime paqeje

ka thënë ai. 

Orban ka theksuar se Hungaria po punon për rritjen e numrit të trupave të armatosura, cilësinë e stërvitjes dhe armatimin. Sipas tij, mënyra më e mirë për të ulur inflacionin është heqja e sanksioneve ndaj Rusisë. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.