Armenia: Jemi gati për normalizim të marrëdhënieve me Turqinë

Postuar në 15 Shkurt, 2023 18:48

Tërmeti në Turqi është shfrytëzuar për të përcjellë mesazhe diplomatike që përndryshe do të kalonin si rutinë. Ministri i Jashtëm i Armenisë, Ararat Mirzoyan, i ka deklaruar homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu se Armenia është e gatshme dhe e interesuar për vendosjen e marrëdhënieve normale mes të dyja vendeve.

Do të doja t’ju siguroja se ne duam të rivendosim paqen në rajon dhe të sjellim në normalitet marrëdhëniet me Turqinë për një përmbushje të marrëdhënieve diplomatike me të

ka thënë ai.

Marrëdhëniet diplomatike mes mtë dyja vendeve nisën në vitin 2009 dhe në vitin 2018 Armenia njoftoi anullimin e protokolleve të firmosura në Zyrih. Në vitin 2021 të dyja vendet caktuan përfaqësues të posaçëm për rikthimin e marrëdhënieve. Problem kryesor mes të dyja vendeve është i ashtuquajturi Genocidi Armen i fillimit të shekullit të 20-të.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

i ashtuquajturi Genocidi Armen?! Dmth nuk ishte genocid sipas jush?

Submitted by Agustin (not verified) on

Asgje te vecante nuk duket se ka thene ministri armen. Turqia ka kohe qe eshte shprehur e gatshme dhe dihet boterisht se ajo s'ka tashme asgje kundra normalizimit te marredhenieve edhe me Armenine. Nuk jane Turqit qe fitojne pjesen e luanit ne rifillimin e marredhenieve, por armenet. Eshte e vertete qe sanksionet ndaj rusise kane bere qe shume ruse te perdorin Armenine si trampoline dhe ata jane ngrohur nje cike nga fluksi i parave kete vit por mbeten gjithsesi vendi me i varfer e me i izoluar ekonomikisht ne rajon.
Do ishte ne perfitimin e tyre te kishin marredhenie te forta me shtetet fqinje, kryesisht Turqi e Azerbaixhan. Persa i takon problemeve te luftes se pare, dihet boterisht qe turqit skane per te pranuar ndonjehere ndonje term qe nuk u bie per shtat si emertim. Nga ana tjeter, po ashtu dihet qe sot ka probleme nga lufterat e fundit te pazgjidhura e me pretendime palesh, nga greqi- gjermani apo poloni-gjermani deri te serbi-nato apo kosove- serbi qe pala tjeter as i bie ndopak atij krahu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.