Turqi, projekt për një librari digjitale të tabletave hitite

Postuar në 07 Janar, 2023 14:13

Mediat në Turqi raportojnë se tabletat hitite do të ekspozohen për mbarë botën përmes një librarie digjitale që po krijohet.

Deri më tani, në funksion të këtij projekti me rëndësi, janë deshifruar me ndihmën e inteligjencës artificiale 1954 tableta. Në finale projekti nën drejtimin e Universitetit të Ankarasë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeumeve premton të deshifrojë dhe digjitalizojë tabletat me shkrim kuneiform të hititëve, një popullsi apo grup popullsish të Anatolisë Qendrore në periudhën e Bronzit të Vonë dhe Hekurit të Hershëm që përfaqësojnë të parën gjuhë indoeuropiane të identitifkuar në shkrim.

Autoritetet turke synojnë edhe krijimin e një Diksionari hitit dhe një librarie të vërtetë të indekuar që mund të ofrohet si burim për studiuesit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.