Vdes i përulëti Benedikti XVI

Postuar në 31 Dhjetor, 2022 12:46

Ka ndërruar jetë sot, më 31 dhjetor 2022, Papa Benedikti XVI, i cilësuar si një teolog i madh. Joseph Ratzinger, u nda nga kjo botë në moshën 95 vjeçare pas disa problemeve të vazhdueshme shëndetësore. Prift në moshën 25 vjeçarë, professor i teologjisë në Bon dhe Tubingen, arqipeshkv i Munihut dhe prefekt i Kongregacionit për Doktrinën e Besimit gjatë papatit të Gjon Palit II, ai hyn ndër ata prelatë të quajtur “gjigandë të Kishës Katolike”. "Po kthehem në shtëpi", ishte shprehur pak kohë më parë, shenjë e një besimi të pashërueshëm nga "e vërteta" e kësaj bote. 

Biografia e tij ka pak rëndësi krahasuar me të jashtëzakonshmen e papatit të tij; ardhur në krye të Kishës pas një figure totalitare në dominimin skenik si Vojtila, Ratzinger u shfaq si një person që e pranoi detyrën në përultësi të plotë, në një besim të rrallë për kohën që jetojmë, duke mos pretenduar asgjë që të kalojë sado tangencialisht me shtysat e delirit.

Pa karizmën e një imazhi gati ikonik si Vojtila, Benedikti u ul në fron për të ruajtur dinjitetin moral të një Kishe që sot përballet me sfida të shumëfishta, dhe e bëri këtë edhe me aktin e rrallë të dorëheqjes, por sidomos me aftësinë për të bashkëjetuar natyrshëm pas largimit, me faktin e ikjes dhe për ta parë Kishën si një shtëpi besimi, jo thjesht si tempull lavdesh.

Humanizmi i tij që mund ta quajmë tradicional shëmbëllen si shpresë që po venitet përherë e më shumë, se atje Lart, në majën e pushtetit, arroganca nuk është virtyt ekskluziv dhe atu e mbiejtesës, por simptomë e një sëmundjeje njerëzore kaq të vjetër dhe kaq të pashërueshme.

Historia e tij e miqësisë dhe afërisë me Papa Françeskun bën pjesë në trashëgiminë shpirtërore që i lë Kishës, një model që hap horizonte të reja për të ardhmen

shkruan “Avvenire”.

Pak e besueshme, për shkak se vokacioni vetërealizohet dikur, pa patur dhe aq nevojë për modele, të cilat patjetër që janë të dobishëm, por nuk përmbushin atë muzikë që vjen nga Brenda. Një muzikë e cila kërkon dhe bën heronj të heshtur të besimit të vërtetë, pa zhurmë, pa bujë, sikundër është edhe kjo vdekje e Benediktit, modeste në njoftimin e saj siç ishte edhe figura publike e Ratzinger.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.