Dejan Pantiç kalon në arrest shtëpie

Postuar në 28 Dhjetor, 2022 14:42

Mediat në Serbi raportojnë se është arritur një marrëveshje për lirimin e Dejan Pantiç, policit të arrestuar më 10 dhjetor. Ai do të presë gjykimin në arrest shtëpie. Lajmin e ka përcjellë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që ka shtuar se ka qenë në kontakt me ndërmjetësit amerikanë dhe europianë.

B92 nënvizon se lirimi i Pantiç është kërkesa e parë e Serbisë, e cila qëndron pas barrikadave në veri të Kosovës dhe aktualisht mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë, por kjo provon se presidentit serb iu bë një lëshim sa për të larë fytyrën, ndërkohë që duhet thënë se lodrat me bllokim kanë ezauruar potencialin e vet përshkallëzues, për shkak se kanë qenë përherë në disproporcion me faktet në terren dhe tashmë edhe me forcën e Serbisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.