lirimi

Dejan Pantiç kalon në arrest shtëpie

Postuar në 28 Dhjetor, 2022 14:42

Mediat në Serbi raportojnë se është arritur një marrëveshje për lirimin e Dejan Pantiç, policit të arrestuar më 10 dhjetor. Ai do të presë gjykimin në arrest shtëpie. Lajmin e ka përcjellë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, që ka shtuar se ka qenë në kontakt me ndërmjetësit amerikanë dhe europianë.

Pse nuk reagon edhe sot?

Postuar në 14 Janar, 2020 17:31

Dje gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së për “lobimin rus”. Menjëherë reagoi Partia Socialiste. Taulant Balla u betua se kjo çështje nuk mbyllej teksa akuzoi Prokurorinë për shkelje të qëllimshme procedurash. Sot z. Balla publikoi disa dokumente të reja. Sot Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu Endrit Doklen, I dënuar me burgim të përjetshëm. Prokuroria e këtij rrethi ka deklaruar se do apelojë vendimin. Partia Socialiste nuk ka reaguar ende. Nuk ka nxjerrë as Taulantin, as ndonjë dokument.

Ishte ushtarak aktiv. U propozua lirimi vetëm...dje

Postuar në 16 Nëntor, 2018 12:56

Presidenti i Republikës ka paralajmëruar sot dekretimin e Sandër Lleshit/ajt në detyrën e ministrit të Brendshëm. Me një dekret të orës së fundit, Ilir Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshajt, duke konfirmuar kështu zyrtarisht se kandidati i Edi Ramës ka qenë deri më tani ushtarak aktiv.

Presidenti njoftoi ditë më parë 14 pyetje për Ministrinë e Mbrojtjes të cilat kërkonin informacion për statusin e Lleshajt që më vonë bëri kërkesë për lirimin.

Policia greke sqaron lirimin e Edmond Begos

Postuar në 22 Gusht, 2018 19:09

Autoritetet greke kanë sqaruar lirimin e biznesmenit, Edmond Bego, i arrestuar 6 ditë më parë nga policia e shtetit fqinj teksa po kthehej në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës. 
Sipas Policisë Greke 48-vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga autoritetet italiane në vitin 2009 pas dënimit me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.
Policia greke ka liruar Begon pasi u informua nga letërkëmbimi me autoritetet italiane se 49-vjeçari kishte vuajtur dënimin në Shqipëri. 

A po çon kolapsi i Gjykatës së Lartë në lirimin e personave me rrezikshmëri të lartë?

Postuar në 01 Gusht, 2018 17:40

Ngecja në rrjetën e vettingut të gjyqtarëve të gjykatës së lartë Artan Broci dhe Sheklzen Selimi, ka nxjerrë jashtë funksionit edhe Gjykatën e Lartë. Ndërkohë Avokat Baftjar Rusi në një intervistë për Televizionin TemA ngriti alarmin se ky ngërç me Gjykatën e Lartë ka bërë që kriminelë që mund të dënoheshin edhe me burgim të përjetshëm të lirohen për shkak se humb fuqia e paraburgimit.

Rastësi dhe koincidenca në lirimin e Tahirit

Postuar në 29 Maj, 2018 21:34

Lirimi i Saimir Tahirit përveçse i paralajmëruar lidhet me disa koiçidenca që e bëjnë edhe më të dyshimtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. 

Kështu treshja gjykuese e kryesuar nga Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Fehmi Petku, që shfuqizuan arrestin e shtëpisë për ish-ministrin e Brendshëm, është po e njëjta trupë që dhjetorin e kaluar i zhbllokoi pasaportën Tahirit. 

Del me garanci O.S., PD-ja kërkon ndihmën e mediave

Postuar në 04 Janar, 2018 14:31

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për O.S. nga arrest me burg në detyrim paraqitje, pasi nga i akuzuari është lënë edhe garanci pasurore 5 milion leke reja.

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Xohaxopulos, lë qelinë kundrejt 200 mijë eurove

Postuar në 27 Prill, 2017 13:02

Gazetat greke njoftojnë për lirimin e shpejtë të ish-ministrit të Mbrojtjes, Akis Xohaxopulos, i dënuar me 20 vjet burg për korrupsion në shitblerjen e armëve në kohën kur ishte në degtyrë. 77 vjeçari, dikur një ndër njerëzit kryesorë të PASOK ka siguruar 200 mijë euro që janë kërkuar lirimin e shpejtë. Sipas disa burimeve afër avokatëve mbrojtës, paratë u mblodhën nga të afërm dhe miq të tij i cili për më shumë vuan edhe nga probleme shëndeti.

I lirë…

Postuar në 27 Prill, 2017 09:31

Gjykata franceze në Colmar ka refuzuar sot kërkesën serbe për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kreu i AAK-së dhe një nga figurat kryesore të luftës së Kosovës. Ai është lënë i lirë nga gjykata, duke përmbyllur një ndalim fizik që nga 4 janari. Merr fund kështu një maskaradë e pavlerë politike me një protagonist të ngjarjeve të vitit 1999 që është gjykuar jo pak nga gjykatat ndërkombëtare.

Haradinaj pak ditë më parë mori edhe nënshtetësinë shqiptare. 

Beogradi zyrtar: Lirimi i Haradinajt i influencuar nga BE-ja

Postuar në 13 Janar, 2017 11:03

Lirimi i Ramush Haradinajt, ndonëse me kusht, ka vënë në lëvizje drejtuesit politikë serbë. Mediat bëjnë me dije se kryeministri i vendit Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar një mbledhje të posaçme të qeverisë për “të marrë një vendim” rreth kësaj çështjeje. Nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë ende, por duket se Serbia po lëviz drejt adoptimit të kartës Haradinaj dhe kartës së krimeve, si kushtëzim për negocimet me BE-në dhe dialogun me Kosovën.

Pages

Subscribe to RSS - lirimi