Ndërhyrje publike, Laskaridis: Modernizimi i marinës helene është nevojë urgjente

Postuar në 30 Nëntor, 2022 00:33

Panos Laskaridis, president i fondacionit “Aikaterini Laskaridi” bënte thirrje dje në një opinion në gazetën “Kathimerini” për modernizimin e marinës greke. Autori drejton një ndër fondacionet më të njohura, që ka për qëllim ndër të tjera edhe promovimin e historisë detare të Greqisë, që përbën kontribut të rëndësishëm për atë që mund të quhet drejtimi i një politike për detin edhe në fushën e mbrojtjes. 

Ndërhyrja nga një autoritet i tillë, jashtë personelit aktiv të marinës, por me ndikim edhe në biznesin e sektorit, vjen ndërkohë që Greqia përballet me një sfidë të hapur në Egje nga Turqia, e cila është shndërruar së fundmi në një ndër vendet me dinamizmin më të madh edhe në sektorin e teknologjisë ushtarake.

Laskaridis evidenton disa probleme që duhen adresuar: në planin afatgjatë është modernizimi i mjeteve dhe logjistikës duke u përqendruar jo vetëm në numrin e njësive të reja, por edhe në kapacitetet strategjike që flotës greke “i mungojnë sot”. 

Në planin afatshkurtër është dekomisionimi i 10 anijeve që shërbejnë vetëm për caktim detyrash klienteliste siç thotë ai, duke nënvizuar thuajse gjendjen e mjerë në bazën e Salaminës. 

Ndërhyrja kërkon vullnet politik dhe shtim fondesh që duhet të konsiderojë modernizim edhe të infrastrukturës ku do të dislokohen mjete të reja më komplekse. Një tjetër problem është stafi teknik, inxhinierik që është jetik për operimin e një flote me mjete të reja, kapacitetet e të cilave në tërësi çojnë drejt strategjive detare të reja me objektiva më ambiciozë. 

Nuk do shumë për t’u kuptuar se mesazhe të tilla bëjnë pjesë në një lloj emergjence përballë një përplasjeje eventuale me Turqinë, emergjencë e cila ka të bëjë me faktin se mbrojtja duhet kuptuar drejt për të ecur mandej në përsosjen e saj. 

Të gjithë grekët duhet të kuptojnë që një Marinë Helene(që padyshim është bërë më e rëndësishmja nga tro degët e ushtrisë për shkak të ndryshimeve në mjedisin gjeostrategjik në Mesdhe) që është shumë e besueshme, me përgjegjshmëri serioze dhe mbështetje efikase në material dhe personel, është garancia më e mirë jo vetëm për mbrojtjen tonë kombëtare, por gjithashtu për t’i dhënë lidershipit politik të vendit çlirimin mendor dhe besimin për planifikimin strategjik dhe politik në të ardhmen e ardhme dhe në planin afatgjatë

 përfundon Laskaridis. 

Comments

Submitted by Ardit (not verified) on

Strategjikisht Laskaridis nuk ben asgje me shume se nje ndihme ne lojen e kryeministrit grek per te mbajur postin ne zgjedhjet e ardhshme. Rruga e zgjedhur, harxhimi i shumave te medha, disa here me shume se kapaciteti i standart grek per armatime, per te qenduar karshi Turqise, praktikisht duket zgjdhja e gabuar.
Udheheqesit greke po mundohen ti shesin opinionit te vet idene se blerja e armatimeve te reja perendimore (turqit i prodhojne vete nderkohe keto) eshe rruga e duhur. Askush ne Greqi nuk e koncepton se dialogu mund te jete nje zgjidhje me e mire per Greqine ne planin afatgjate, aq me shume afatshkurter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.