Varr para shtëpisë së burrit që donte?!

Postuar në 16 Tetor, 2022 13:52

Në qytetin veriperëndimor turk të Bursës është ndërtuar një varr përballë një shtëpie, akt ky që ka provokuar reagime.

Varri raportohet se i përket një vajze që ishte e dashuruar me burrin që jeton në atë shtëpi, një fabul kjo që ka shtuar kuriozitetin e njerëzve.

Çështja erdhi në vëmendje pas një person ngarkoi videon e varrit në mediat sociale, video e cila është parë me miliona herë. Mbi këtë legjendë dashurie ka shumë reagime.

Jam 55 vjeç, u linda në këtë lagjë. Nuk di asgjë rrethë kësaj legjende dashurie. Nuk e dimë kush është në varr. Në shtëpi jeton gjyshi im, 90 vjeç

thotë një qytetar i lagjes.

Legjenda thotë se vajza dhe djali duheshin, familjet nuk e lejonin martesën e tyre. E prekur nga ky refuzim, vajza u sëmur nga kanceri dhe mandej familjet lejuan martesën. E vërtetë apo jo, ky “varr i ashikut” në Turqi, është objekt turizmi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.