Ndërron jetë Jean-Luc Godard

Postuar në 13 Shtator, 2022 18:14

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Jean Luc Godard, një ndër regjizorët më ndikur të shekullit të 20-të. Sipas raportimeve të familjes ai përfundoi jetën me vdekje të asistuar. I cilësuar si babai i Valës së Re Franceze, ai debutoi me « Pa frymë » si suksesin e parë, një film që përuroi suksesin edhe për Jean Paul Belmondo. Filmi cilësohet si innovator për mënyrën e xhirimit me kamera në lëvizje dhe një skenar të improvizuar.

Ishte një film që pati gjithça kinemaja ka bërë – vajza, gangestarë, makina – i shpërtheu të gjitha dhe i dha fund, një herë e përgjithmonë, stilit të vjetër 

citohet Godard për këtë film.

Mishela e përshkruar prej tij përcaktoi një model veprimi dhe skenik të pazëvendësueshëm. Regjizori nuk i ikën mesazhit politik me një seri filmash si: Ushtari i vogël, Një femër është një femër(1961), Jeta e vet(1962) dhe Banda e të huajve(1962). Scorcese dhe Tarantino janë dy regjizorë që kanë vlerësuar shumë dhe pranuar ndikimin nga Godard, ndikimi i të cilit duket edhe në temat apo gjetjet skenike dhe realizimi.

Godard më mësoi kënaqësinë e lirisë dhe gëzimin e thyerjes së rregullave. E quaj se Godard ishte për kinemanë, ajo që Bob Dylan ishtë për muzikën

citohet Quentin Tarantino.

100 filma në emrin e tij, ai u nderua me Oscar në vitin 2011 “Për pasionin. Përballjen. Për një lloj të ri kinemaje”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.