Vuçiç anullon EuroPride 2022 që do mbahej në Beograd

Postuar në 27 Gusht, 2022 16:06

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se parada e homoseksualëve EuroPride, parashikuar për t’u mbajtur në Beograd në muajin shtator, nuk do të zhvillohet. BBC-ja citon Vuçiç të jetë shprehur se "nuk është i lumtur për këtë vendim" duke argumentuar se shkak janë tensionet me Kosovën si dhe çështjet e energjisë dhe ushqimit.

Organizatori i EuroPride 2022, Marko Mihailoviç u shpreh se “shteti nuk mund të anullojë paradën” dhe se çdo përpjekje e tillë do të ishte një shkelje e qartë e Kushtetutës. Në fakt mediat raportojnë se në fillim të këtij muaji në Beograd pati protesta kundër zhvillimit të paradës nën parrullat për "mbrojtjen e familjes" dhe "larg duart nga fëmijët tanë".

Parada shihet edhe në një aspekt më të gjerë, teksa sipas organizatorëve "roli i Serbisë për zhvillimin e EuroPride është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt arritjes së barazisë për komunitetin LGBTI+ në Ballkanin Perëndimor".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.