Dështimi "vetëcensuron" Fukuyaman: Nuk bëra parashikim. Ende e besoj demokracinë si sistemin më të mirë

Postuar në 14 Korrik, 2022 10:57

Në një intervistë për greken “Kathimerini” politologu Francis Fukuyama flet për situatën në Ukrainë të cilën nuk e cilëson një luftë hibride, por një aksion të ngjashëm me Luftën e Dytë Botërore. Sipas tij, në këtë që po ndodh synimet e presidentit rus Putin janë të qarta: restaurim i Bashkimit Sovjetik. Lidhur me qëndrimin e SHBA, Fukuyama shprehet se nëse Donald Trump rizgjidhet ndryshimet do të jenë të mëdha, shumë të mëdha, duke nisur që me NATO-n e për të vijuar me politikën e jashtme në disa drejtime. Ndoshta komenti më me interes i politilogut që u bë i famshëm me një libër në vitet ’90, është ai mbi demokracinë, epërsinë e saj deri më tani të marrë ipso facto, por të vënë seriozisht në diskutim së fundmi. Referuar librit të tij “Fundi i Historisë deh Njeriu i Fundit”, Fukuyama thotë:

Së pari, nuk po bëja një parashikim. Vetëm po thosha se ka një process të gjatë që lëviz në drejtimin e demokracisë liberale. Kemi patur 15 vjet që ky proces shkon në invers dhe qartazi jemi në një periudhë shumë të ndryshme krahasuar me 1989 apo 1991. Por mendoj se ka ende arsye të mendohet se demokracia është sistemi më i mirë dhe se është më e qëndrueshme se llojet e tjera të sistemeve. Dhe unë ende besoj se regjimet autoritare mund të bëjnë gabime të tmerrshme, shumë më të keq sesa gabimet që demokracitë mund të bëjnë. Mendoj se Ukraina është një shembull. Mendoj se karantina në Shangai është një tjetër. Dhe kështu mendoj që ka ende avantazhe në të paturin e një qeverie që jep llogari

Komenti duket se ka një tonalitet relativizimi nëse e vendos në krahasim me frymën absolutiste për demokracinë të ndjerë para viteve ‘2000. Ne nuk do ta dimë se cila është fatkeqësia më e madhe: paaftësia e njerëzve si Fukuyama për të parë në mënyrë filozofike historinë dhe kuptuar se diversiteti presupozon të kundërtën e asaj që ata predikuan, apo regresi strukturor që përjetojmë tani dhe që detyron po këta optimistë të famshëm të struken në komente të kujdesshme ku demokracia shpallet atu e një qytetërimi, por jo vlerë universale për të cilën vlen të luftohet. E sigurtë është se nëse Amerika ka një përgjegjësi historike, është naiviteti krahasuar me të tjerët që shkelën rrugë të panjohur: me një model përpara njeriu apo shoqëria i lejon vetes të thinjet me dështime para të panjohurave, jo të njohurave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.