Shqyrtime mbi dizintegrimin e Federatës Ruse

Postuar në 30 Qershor, 2022 12:47

Max Pyziur i Fondacionit për Kërkime të Politikës Energjetike dhe Alexander J. Motyl i Rutgers University – Newark, kanë autorizuar një opinion të publikuar në një nga mediat e njohura europiane, EuObserver, nën titullin: Nëse Rusia kolapson, cilat shtete do të shkëputen? Nën supozimin e një lufte shkatërrimtare në Ukrainë, autorët i bashkohen zërave se fundi i saj do të çonte në dezintegrimin e Federatës Ruse me skenarin e shkëputjes së disa entiteteve. Konkretisht në Jug, Ingushecia, Çeçenia dhe Dagestani me 5.2 milionë banorë që kanë autonomi të konsiderueshme.

Me incentivat e duhura, njeriu i fortë i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, mund të kthejë krahët lehtësisht

shkruajnë autorët.

Në Lindje Rusia federon Provincën Sakhalin, Rajonin Primorskiy, Khabarovsk, Kamchatka dhe republikën Sakha me 1.6 milionë km2. Katër të parat janë të banuara kryesisht nga rusët, ndërkohë që Sakhas banohet nga jakutët. Të pasura me minerale dhe me vetëm 3.6 milionë banorë, rajonet në fjalë kanë disa prej porteve kryesore të Federatës në Paqësor. Vetëm Yakutia prodhon 20% të arit rus. Autorët vënë në dukje se në disa prej zonave ka patur demonstrata të cilat ata i lidhin me ndjenjat kundër Moskës.

Probleme ka edhe Qendra me Tatarstanin dhe Bashkirinë, të dyja në marrëveshje kushtetuese të posaçme me Moskën. 8 milionë banorë dhe prodhues të 10% të naftës ruse. Tatarstani kërkoi pavarësinë pasi Rusia njohu Abkazinë dhe Osetinë e Jugut, por kërkesa iu injorua.

I gjithë ky zinxhir dizintegrimi presupozohet të aktivizohet nëse lufta në Ukrainë ose bllokohet pa rezultat, ose Ukraina fiton. Pa asnjë argument bindës se pse aktualisht këto rajone do të nxiten për shkëputje, autorët nënvizojnë se “riintegrimi i tyre” do të jetë një proces i përgjakshëm që sa mund të përshpëejtojë kolapsin e Rusisë, aq edhe mund të ringjallë Federatën.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kjo eshte deshira e Amerikes, enderr qe nuk do te realizohet.
Sic beri me Jugosllavine. Ajo c'ka po ndodh eshte copetimi I Ukraines, ceshtje qe amerikaneve nuk ia ndien.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.