Ballkani i Hapur, prioritet përkundrejt negociatave. Kryeministri pranon se projekti nuk mirëpritet në BE

Postuar në 22 Qershor, 2022 13:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar për herë të parë tërthirazi, se ideja e Ballkanit të Hapur nuk është pritur mirë deri më tani në BE. Në një postim në tuiter, z. Rama, shkruan ndër të tjera se:

Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që shkatërron atë

Është hera e parë që formalisht një kryeministër i këtij vendi bojkoton kërkesën bazë të hapjes së negociatave dhe presionit për integrimin, duke përfaqësuar veten me një ide alternative. Ideja në fjalë përbën në thelb një asgjësim të Procesit të Berlinit, meqenëse protektorja e këtij të fundit, Gjermania, nuk duket më e interesuar apo po aq energjike sa për ta çuar para atë.

Z. Rama ka shfrytëzuar kështu një moment psikologjik për të promovuar politikën e vet personale me Beogradin, për një projekt që synon të marrë financime dhe mbështetje politike në synim të finalizimit të një autonomie ballkanike.

Parimisht Ballkani i Hapur nëse funksionon dhe gjen veshë në Bruksel, do të mbyllte procesin e integrimit si emergjencë politike apo retorike, duke i dhënë zë në fakt idesë franceze për një Komunitet të ri Politik, term të cilin z. Rama e ka gjetur për të përshkruar edhe projektin ser btë Ballkanit të Hapur, në funksion të justifikimit të brendshëm se ai në fakt rezonon me idetë europiane.

Përtej diskutimeve politike, Ballkani i Hapur ka prodhuar disa kundërshti sidomos në Kosovë e deri më dje në Malin e Zi, ndërkohë që Bosnja vështirë se mund të ulet me Serbinë pa ndërmjetësim ndërkombëtar, në momentin që Beogradi luan politikën e shantazhit përmes Republikës Srpska.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ju prodhoni lajme. Ai eshte LAJMI. Eshte i papare ne llogjike dhe i pashtershem ne energji.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.