Ministri kinez i Mbrojtjes: Mos na nënvlerësoni! Do të luftojmë deri në fund për Tajvanin

Postuar në 12 Qershor, 2022 15:27

Ministri kinez i Mbrojtjes, gjenerali Wei Fenghe ka deklaruar se Kina do të luftojë deri në fund për të ndalur pavarësinë e Tajvanit.

Ne do të luftojmë me të gjitha kostot dhe deri në fund. Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe aftësinë e forcave të armatosura kineze për të ruajtur integritetin e vet territorial

është shprehur ai gjatë një sesioni plenar të Shangi-La Dialogue në Singapor.

Ai i ka bërë thirrje SHBA-ve që të ndalin aktivitete për frenuar Kinën dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të saj duke shtuar nga ana tjetër se Kina ka interes për një marrëdhënie të qëndrueshme Kinë-SHBA.

Kjo është jetike për paqen globale

ka thënë ai.

Për SHBA-të problemi me pretendimet detare të Kinës që prekin Brunein, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin qëndron në faktin se rruga detare në fjalë është kryesorja për tregtinë globale me triliona dollarë në vit. Nga ana e vet Kina arsyeton se parimi amerikan i politikës së jashtme për lirinë e lundrimit është instrumentalizuar duke i dhënë mundësi SHBA-ve të rrisin prezencën e vet kudo duke krijuar de facto hegjemoni detare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.