Moskë, hapet ekspozita: NATO: Një kronikë mizorie

Postuar në 29 Maj, 2022 23:52

Një nga provat kryesore të mungesës së strategjisë reale pas fushatës ruse në Ukrainë është defiçiti në narrativë. Kremlini nuk po di më si ta justifikojë atë që ka bërë e që shpresonte se do ta justifikonte me një fitore të shpejtë si në Krime. 

Një efekt anësor I kësaj është përpjekja për të tematizuar kundërveprimin e ekzagjeruar të Perëndimit me sanksionet të cilat jo vetëm globalizuan luftën, por e vunë Kremlinin para një realiteti të cilin ka nisur ta interpretojë si strategji afatgjatë për shkatërrimin e Rusisë. 

Në këtë kontekst gjen kuptim një ekspozitë e fundit e hapur në Moskë, në Muzeun e Historisë Ruse Bashkëkohore, e titulluar: “NATO: Një kronikë mizorie”. 

Mirëpo ky lloj eksponati nuk ngjit shumë, pasi ai ndërtohet mbi premisën e naivitetit të shoqërisë ruse. 

Tregon vetëm një anë të historisë. Nuk e gjen të plotë panoramën këtu. Është vetëm një fasadë

citon “The Moscow Times” një vizitore. 
 
Media në fjalë shkruan se ka disa ekspozita të tilla që janë hapur në mbarë vendin, çka tregon pikërisht mungesën e narrativës e cila përbën defiçit strategjik dhe priret të destabilizojë të gjithë marrëdhënien e pushtetit me qytetarët e vet. 

Në Siberi, në Sakhalin, Belgorod, Kursk dhe Briansk, janë hapur ekspozita të tilla ku prezantohen trofe lufte nga Ukraina, si prova të bashkëpunimit të Kievit me NATO-n, aty përcillen edhe aktivitetet e aleancës në Serbi, Irak, Afganistan, Siri. 

Ne duhet të kuptojmë se NATO dhe një kronikë mizorie janë e njëjta gjë

është shprehur senatori Konstantin Kosachev.  

Ekspozita heq paralele me kohën e nazizmit duke evokuar simbole të ngjashme, argument ky për të cilin në fakt Rusia ka vite që e ngre si shqetësim. P.sh pak vite më parë, pati diskutime për heqjen nga Polonia të një statuje të gjeneralit sovjetik, Koniev, akt që ilustron se polakët dhe rusët i ndan thuajse çdo gjë. 

Interesant është fakti se vizitorëve u kërkohet të shprehin opinionet e tyre në një libër, që duket se shërben si një lloj sondazhi.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.