Libani kap fundin/Djali i Guvernatorit të Bankës Qendrore, transferta miliona dollarë jashtë vendit

Postuar në 14 Maj, 2022 13:14

Dajli i Guvernatorit të Bankës Qendrore të Libanit, transferoi 6.5 milionë dollarë jashtë vendit, në një kohë kur qytetarët nuk kishin dot akses në llogaritë e tyre. Lajmi rapotohet nga Projekti për raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin, një kosnrocium mediatic që mbulon tema të tilla. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, në fundin e atij viti që përkonte me një krizë financiare në Liban, kur ndodhi edhe një zhvlerësim i madh i monedhës vendase. Nady Salame, djali i Guvernatorit Riad Salame, ishte në gjendje që të transferonte shuma të mëdha duke konfirmuar kështu se kufizimet e vendosura nuk aplikoheshin për të gjithë njësoj.

Transfertat shkuan jashtë, por nuk dihet se në cilën bankë. Në një rast, dokumentet tregojnë se transfertat u dërguan përmes bankës së New York Mellon, por nuk zbulohet destinacioni final. Salame ishte po ashtu në gjendje të konvertonte paund libanezë në kurin zyrtar ndonëse vlera e monedhës ra fare, duke i sjellë atij fitime në qindar mijëra dollarë

shkruan OCCRP.

Sipas të dhënave kriza e vitit 2019 shkaktoi një dëm prej 70 miliardë dollarësh duke sjellë rënien në varfëri të gjysmës së popullsisë 7 milionëshe të Libanit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.