Gazi rus/ Gjermanëve u kërkohet të shtrëngojnë rripin

Postuar në 15 Prill, 2022 15:49

Ndërsa Europa po përpiqet të reduktojë varësinë nga gazi rus, Gjermania ka qenë më e rezervuar në këtë drejtim. Megjithatë, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck u kërkoi qytetarëve gjermanë të fillojnë të kursejnë energjinë.

Gjermania është nën presion për t’u shkëputur nga furnizimi me gaz dhe naftë ruse, pasi kritikët thonë se të ardhurat i japin Moskës fonde jetike për të çuar përpara luftën.

Habeck u sugjeroi gjermanëve të përdorin trenin ose biçikletën në vend të makinës.

"Unë kërkoj nga të gjithë të japin kontribut në kursimin e energjisë tani", tha Habeck në një intervistë me Funke Media Group.

Ndërsa koalicioni i tij të ri qeveritar heziton të përdorë masat e detyrueshme të kursimit të energjisë, siç është kufizimi i shpejtësisë në autostradë, Habeck u është drejtuar apeleve.

“Është një kontribut për ta bërë më të lehtë largimin nga furnizimet ruse me energji. Ne po mbrojmë edhe klimën”, shtoi ai.

Thirrjet e Habeck për të kursyer gazin vijnë pasi deklarata të ngjashme u bënë nga kreu i agjencisë federale të rrjetit, i cili së fundmi u bë administrues i besuar i Gazprom Germania pas shtetëzimit të tij dhe është përgjegjës për sigurimin e furnizimit me gaz.

Nga pikëpamja e niveleve të ruajtjes, duhet të them qartë: Të gjithëve u kërkohet të kontribuojnë në kursimin e gazit edhe sot”, tha Klaus Müller.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.