Kina hedh "grepin" në Afganistan, marrëveshje për minierat e bakrit

Postuar në 28 Mars, 2022 18:01

Me një lëvizje të befasishme, ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, zbarkoi 4 ditë më parë në Kabul për bisedime me lidershipin taleban. Agjencia zyrtare afgane e lajmeve Bakhtar njoftoi se vizita do të shërbejë për të "diskutuar çështje të ndryshme duke përfshirë përmirësimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tranzitin kufitar".

Nuk është rastësi që Wang, si eksponenti i parë qeveritar i një vendi "me peshë" mbërrin në Kabul pikërisht në këtë moment. Regjimi islamik ka më shumë se asnjëherë nevojë dhe dëshirë për njohje ndërkombëtare, si dhe investime që mbështesin ekonominë që ka rënë në pragun e mbijetesës. Pekini nga ana e tij ka interesa strategjike (për shembull për të kundërshtuar ndikimin indian që ishte vendimtar deri vitin e kaluar në rindërtimin e vendit), interesa ekonomike, tregtare dhe investuese. Megjithatë, edhe për burimet, veçanërisht ato minerale. Një element tjetër vendimtar është se regjimi taleban mund të marrë përsipër të mos strehojë grupet aktive jashtë vendit për të rimarrë identitetin ujgur dhe mysliman të Xinjiangut, provinca e madhe në Perëndim të Kinës që Pekini kërkon ta integrojë me një politikë represive, të cilën shumë e kanë cilësuar si gjenocid.

Lëvizja kineze reflekton taktikën e zakonshme kineze të miqësimit me këdo që pranon investime, eksporte, ndërhyrje në infrastrukturë dhe mbështetje në zyrat ndërkombëtare të Pekinit në këmbim të kontrollit të burimeve dhe ndarjes së zgjedhjeve strategjike. Një lojë e pritshme kjo në Afganistan, ku fillimisht përpjekjet e perandorinë ruse dhe britanike, e më pas sovjetikët dhe në fund fare, përgjatë 20 viteve të fundit, prania e huaj e udhëhequr nga SHBA-të kanë treguar intolerancën e afganëve  kundër çdo dominimi të jashtëm në territor.

Ndër temat e diskutimit është miniera e bakrit Mes Aynak, e cila do të administrohet së shpejti nga një kompani kineze. Sipas agjencisë Tolo, në fillim të këtij muaji, qeveria talebane i ka kërkuar China Metallurgical Group Corp (Mcc Group) të marrë përsipër projektin e bllokuar prej vitesh bazuar në pagesën e 400 milionë dollarëve në vit për një koncesion 30-vjeçar.

Deri më tani, Kina nuk e ka njohur hapur regjimin taleban, por në të njëjtën kohë ka shmangur çdo kritikë ndaj tij. Ndoshta duke kërkuar atë hapësirë ndërhyrjeje ose justifikim për një ndërhyrje më të drejtpërdrejtë që iu dha një javë më parë nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit, e cila rinovoi misionin e OKB-së në Afganistan (Unama) me abstenimin e vetëm atë të Rusisë, një partner i vërtetë i Kinës dhe forcë e bllokadës me Pekinin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për shumë njerëz, kjo është një njohje de facto e regjimit islamik që sot e ka vendin në kontroll.

/ Avvenire / 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.