Pandemia mbaroi! Industria farmaceutike vë në "shënjestër" Covid-in e gjatë

Postuar në 26 Mars, 2022 15:26

Ai që njohim si Covid i gjatë është objektivi i radhës i industrisë farmaceutike. Pas prodhimit të vaksinave dhe trajtimeve për Covidin akut në kohë rekord, studiuesit dhe prodhuesit e barnave po e zhvendosin fokusin te një kurë për Covid-in e gjatë.

Ekspertët e shëndetit publik dhe kompanitë bioteknike thonë se kompanitë e mëdha farmaceutike janë vendimtare për marrjen e një trajtimi të provuar për Covid-in, i cili aktualisht prek më shumë se 100 milionë njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Covid i gjatë cilësohet ai që ka simptoma të cilat zgjasin më shumë se tre muaj - duke përfshirë lodhjen, dhimbjen e gjoksit dhe "mjegullën e trurit".

Në SHBA llogaritet se ka prekur një në shtatë të rritur në moshë pune në SHBA. Simptomat janë lodhje ekstreme, marrje mendsh, dhimbje dhe takikardi.

Siç raporton Reuters, të paktën 20 teste klinike janë në proces për disa barna të reja, një pjesë e vogël e të cilave i kanë kaluar fazat e para.

Shkencëtarët shpresojnë se kërkimi i tyre do të zbulojë shkaqet e Covid-it të gjatë dhe të çojë në trajtime të reja për të.

"Ne po testojmë trajtimet. Shpresojmë se do të kemi gjëra që mund t'u ofrojmë atyre për ta kthyer jetën e tyre në normalitet në të ardhmen e afërt", thotë David Strain, pedagog në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Exeter.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.