Oscar nderi për Samuel L. Jackson

Postuar në 26 Mars, 2022 16:04

Akademia e Çmimeve Oscar nderoi me statujën e artë aktorin Samuel L. Jackson. 73-vjeçari i njohur për bashkëpunimet me Spike Lee dhe Quentin Tarantino nuk e ka marrë asnjëherë më parë këtë çmim, pavarësisht se filmat e tij kanë arkëtuar miliarda dollarë në kinematë amerikane dhe ato të botës. Hera e fundit që Jackson iu afrua një Oscar-i ishte kur u nominua për rolin e tij në “Pulp Fiction".

Statuja e artë iu dorëzua atij në një mbrëmje gala me yje të Governors Aëards në Hollywood, vetëm dy ditë përpara ndarjes së madhe të çmimeve për këtë vit.

152 tituj filmash, 27 miliardë dollarë në arkë, më shumë se çdo aktor tjetër në histori”, tha Denzel Washington, i cili ia dorëzoi Jackson-it çmimin.

Në krah të Tarantinos në Dolby Ballroom, Jackson u ngjit në skenë për të tërhequr çmimin dhe për të kujtuar karrierën e tij, e cila përfshin origjinalin "Jurassic Park" dhe filmin aksion "Die Hard ëith a Vengeance".

"Ka qenë një kënaqësi e vërtetë të lë mbetem në kujtesën e audiencës si 'anëtari numër dy i bandës', 'djali i paharrueshëm' dhe “djaloshi i paharrueshëm me ngjyrë”", tha ai me shaka.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.