Samuel L. Jackson

Oscar nderi për Samuel L. Jackson

Postuar në 26 Mars, 2022 16:04

Akademia e Çmimeve Oscar nderoi me statujën e artë aktorin Samuel L. Jackson. 73-vjeçari i njohur për bashkëpunimet me Spike Lee dhe Quentin Tarantino nuk e ka marrë asnjëherë më parë këtë çmim, pavarësisht se filmat e tij kanë arkëtuar miliarda dollarë në kinematë amerikane dhe ato të botës. Hera e fundit që Jackson iu afrua një Oscar-i ishte kur u nominua për rolin e tij në “Pulp Fiction".

Statuja e artë iu dorëzua atij në një mbrëmje gala me yje të Governors Aëards në Hollywood, vetëm dy ditë përpara ndarjes së madhe të çmimeve për këtë vit.

Subscribe to RSS - Samuel L. Jackson