Antisanksionet/ Rusia kërkon mbrapsht veprat e veta të artit

Postuar në 09 Mars, 2022 22:11

"Na vjen keq t'ju informojmë se, bazuar në vendimin e Ministrit të Kulturës Ruse ...". Kështu nis një letër e dërguar nga Shën Petërsburgu gjysmës së botës. Letra kërkon kthimin mbrapsht të gjitha veprave të e artit rus që u janë huazuar institucioneve muzeale. Ajo mban firmën e profesor Mikhail Piotrovsky, drejtor i përgjithshëm i Hermitage.

Në mënyrë të veçantë, në Itali, sipas Corriere della Sera, janë disa veprat që lënë bosh vendin e tyre në muze dhe ekspozita.

Ekspozita “Ticiani dhe imazhi i gruas në shekullin e gjashtëmbëdhjetë veneciane” në Palazzo Reale duhet të heqë dorë nga dy piktura: "Gruaja e re me një kapele me pupla" nga Titian dhe "Gruaja e re me plakun në profil" nga Giovanni Cariani.

«Agjenti ynë i transportit - thuhet në tekstin e letrës nga Shën Petersburg - do të kujdeset për të gjitha aranzhimet e nevojshme. E kuptojmë plotësisht se ky vendim do t'ju shkaktojë pikëllim të madh”.

Në Gallerie d'Italia, ekspozita "Gran Tour" mbi udhëtimet e elitës evropiane midis viteve 700 dhe 800, e krijuar në partneritet me Ermitage, do të mbyllet më 27 mars. Prej saj do të fluturojnë drejt Shën Petersburgur 23 vepra.

 “Hakmarrja” kulturore që vjen pas sanksioneve ndërkombëtare në Moskë dhe listës së zezë të vendeve armiqësore ndaj Kremlinit të hartuar nga Vladimir Putin (në listë është edhe Italia), bashkon Milanon me qytete të tjera italiane dhe ndërkombëtare që kanë përkohësisht vepra arti nga koleksionet ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.