"Neuralink është një katastrofë"

Postuar në 01 Shkurt, 2022 14:24

Themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ngul këmbë që testet e para te njeriu të ndërlidhjes tru-kompjuter të bëhen brenda këtij viti. Por ekspertët janë skeptikë për projektin e tij Neuralink.

Disa ish-punonjës kanë folur për Fortune në lidhje me atë se sa jofunksionale është kjo ide në kompani – çka hedh edhe më shumë dyshime mbi qëllimet ambicioze të Musk këtë vit.

Projekti i Musk po përballet me largimin e disa prej punonjësve. Gjashtë të larguar nga Neuralink thonë se në kompani ka presion intensiv për të përmbushur qëllime tepër ambicioze, gjë që ka sjellë pakënaqësi me drejtuesit.

"Kishte pakënaqësi nga lart-poshtë me ritmin e progresit edhe pse ne po ecnim përpara me shpejtësi të paprecedentë", i tha revistës një ish-punonjës i Neuralink. "Megjithatë, Elon nuk ishte i kënaqur."

Punonjësit thanë se Musk në mënyrë specifike ka nxitur një kulturë pune toksike dhe intensive, pasi këmbëngul në afate kohore joreale për qëllime tepër ambicioze. Ata thonë se shpesh shqetësoheshin për zemërimin e Musk nëse pritshmëritë e tij nuk përmbusheshin.

Të gjithë në gjithë atë perandori drejtohen vetëm nga frika”, i përshkruan një punonjës kompanitë e Musk. Si i tillë, Neuralink deri tani është përballur me largimin e pjesës më të madhe të ekipit drejtues themelues.

Në maj 2021, bashkëthemeluesi i kompanisë Max Hodak njoftoi befas se ai ishte larguar nga kompania - por nuk dha një përgjigje të prerë pse. Megjithatë, kishte disa indikacione se ai dhe Musk mund të mos kishin shkuar mirë dhe se Hodak, në fakt, ishte hequr nga puna.

Në këtë pikë, rrëfimet për një kulturë të tmerrshme pune në sipërmarrjet e Musk si SpaceX dhe Tesla janë fatkeqësisht të zakonshme. Ndërsa këto kompani janë pa dyshim në ballë të teknologjisë emocionuese dhe inovative, kjo padyshim nuk mund të bëhet në kurriz të shëndetit mendor dhe mirëqenies fizike të punonjësve të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.