Për dashurinë dhe drogëra të tjera

Postuar në 17 Janar, 2022 08:00

Nuk është e madhe distance mes kohës kur njerëzit mësuan të shkruajnë me kohën kur nisën të shkruajnë për dashurinë. Poezia më e vjetër e dashurisë i takon shekullit XXI para Krishtit. Që atëherë, ata që kanë marrë përsipër të shkruajnë për dashurinë, e kanë përshkruar pothuajse njësoj: të bukur, por njëkohësisht të dhimbshme dhe të vështirë për t’u shkëputur prej saj.

Por a mund ta krahasojmë dashurinë me një lloj droge?

Në një artikull të vitit 2017 të botuar në revistën “Philosophy, Psychiatry, & Psychology” merr përsipër të shpjegojë shkencërisht idenë se dashuria është varësi.

Ata theksojnë se modeli i varësisë mbështetet në nocionin e një droge që e nxit trurin të lëshojë një nivel të panatyrshëm kimikatesh si dopamina, duke marrë peng kështu atë që njihet si sistemi i shpërblimit të trurit. Ky fenomen nuk kufizohet rreptësisht te drogërat, megjithëse ato janë më efektive në këtë proces sesa të gjitha shkaqet e varësive të tjera. Minjtë mund të ndikohen nga sheqeri njësoj si njeriu nga kokaina.

Në nivel strukturor, ka disa shtresa të mbivendosura midis pjesëve të trurit që janë përgjegjëse për  dashurinë dhe lidhjen në çift dhe pjesëve që kontrollojnë varësinë dhe procesin e shpërblimit. Kur brenda një aparati të rezonancës magnetike, njerëzve u kërkohet të mendojnë për personin që duan në mënyrë romantike, ato që njihen si qendrat e shpërblimit në tru ndizen si dritat e Broduejt.

Dashuria është varësi

Studiuesit kanë përpunuar dy pikëpamje mbi dashurinë si varësi. Njëra e sheh kërë varësi si rezultat i proceseve jonormale të trurit që nuk ekzistojnë te personat që nuk janë të varur. Sipas kësaj paradigme, "sjelljet si pasojë e nevojës për ushqim apo për dashuri nuk janë me të vërtetë rezultat i varësisë, pavarësisht se sa të ngjashme me varësinë mund të duken nga jashtë". Mund të ndodhë që proceset jonormale të bëjnë që sistemi i shpërblimit të trurit të dështojë kur ekspozohet ndaj dashurisë dhe të reagojë ndaj saj në mënyrë të tepruar.

Nëse ky model është i saktë, varësia nga dashuria do të ishte një gjë e rrallë, sipas një studimi përllogaritet pesë deri në dhjetë përqind të popullsisë - por mund të konsiderohet një çrregullim i ngjashëm me të tjerët dhe i shkaktuar nga lidhjet elektrike të gabuara në tru. Ashtu si me varësitë e tjera, ky mosfunksionim i sistemit të shpërblimit mund të çojë në një paaftësi për të jetuar një jetë normale, vështirësi për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe një sërë pasojash të tjera negative.

Ndërsa pikëpamja e dytë e shikon varësinë ndryshe, ndoshta pak më thellë. Ajo nis me idenë se varësia ekziston në një spektër motivimesh. Të gjitha nevojat tona, përfshirë ato për ushqim dhe ujë, ekzistojnë në këtë spektër dhe aktivizojnë pjesë të ngjashme të trurit kur përmbushen. Ne mund të kemi oreks për çdo gjë që prek sistemin tonë të shpërblimit, duke përfshirë ushqimin, lojërat e fatit, seksin, drogën dhe dashurinë. Për shumicën e njerëzve në shumicën e kohës, këto nevoja janë të moderuara në intensitetin e tyre.

Megjithatë, në rastin e kokainës ndryshon puna. Po kështu, nevoja e një njeriu për dashuri mund të arrijë nivelet e varësisë dhe një person mund të konsiderohet "i prangosur" me marrëdhëniet (ose me një person të caktuar). Kjo do ta vendoste varësinë ndaj dashurisë në skajin ekstrem të spektrit.

Sidoqoftë, varësia nga dashuria nuk është e njëjtë me varësinë ndaj kokainës në nivelin neurologjik: ekzistojnë dallime të rëndësishme, si për shembull sa kohë duhet të kalojë derisa të lindë dëshira për një tjetër "dozë". Përkundrazi, autorët e shohin këtë si një mundësi për të rishqyrtuar qasjen tonë ndaj varësisë në përgjithësi dhe për të menduar se si mund t'i ndihmojmë të sëmurët nga zemra kur ata duket se e kanë të vështirë të shkëputen nga marrëdhënia.

A ka shërim varësia nga dashuria?

Hipotetikisht, një bazë neurologjike për varësi ndaj dashurisë mund të çojë drejt ndërhyrjeve që "korrektojnë". Nëse pranojmë pikëpamjen e parë të studiuesve, atëherë disa njerëz duhet të kërkojnë trajtim për varësinë nga dashuria në të njëjtën mënyrë që të tjerët kërkojnë ndihmë për të lënë duhanin. Nëse nisemi nga pikëpamja e dytë, trajtimi i varësisë nga dashuria do të ishte i pamundur pasi mund të jetë e vështirë të identifikohet siç duhet se ku duhet të jetë kufiri i pranueshmërisë në një spektër.

Sido që të jetë, meqenëse dashuria përgjithësisht mbahet në konsideratë të lartë nga të gjitha kulturat dhe nuk duket të jetë në të njëjtën kategori si varësi të tjera (kokaina apo bixhozi), autorët dyshojnë se do t’u duhet të trajtojnë njeri për këtë varësi, të paktën jo tani shpejt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.