Virusi tjetër që sfidon botën

Postuar në 06 Janar, 2022 15:51
Massimo Sideri

 

Ka një virus të vitit 2021 që askush nuk e mban mend sepse, krahasuar me efektet e Covid-19, ishte një e keqe më e vogël. Megjithatë, neve do të na duhet të merremi me të për një kohë të gjatë: është sulmi ndaj infrastrukturës së shpërndarjes së naftës në SHBA, Gazsjellësi Colonial. Me sa duket - ndoshta duke gjykuar nga përplasja e ashpër që pasoi midis Presidentit rus, Vladimir Putin, dhe Presidentit amerikan, Joe Biden - një operacion i tillë filloi nga Rusia.

Nga pikëpamja teknologjike ishte një ransomware klasik: një softuer që zhbllokohet kur dikush paguan për këtë. Por do të ishte e thjeshtë të flitej për një "virus kompjuterik". Ishte, në mënyrën e vet, një kapërcim nga specia në specie, sepse efektet dolën nga bota e rrjetit: gazsjellësi fillon nga Teksasi, por u shërben të gjitha Shteteve të Bashkuara të Juglindjes. Për ditë të tëra, qindra mijëra shoferë mbetën me serbatorin bosh, në shtete ku pa makinë nuk mund të shkosh as në supermarket. Bizneset, shpërndarja e barnave, tregtia elektronike kanë mbetur të bllokuara. Një rast i ngjashëm me sulmin në spitalet e Lacios.

Ishte njëfarë prove gjenerale e të ardhmes. Kur gjithçka të jetë e lidhur me internetin, ne do të jetojmë në një lloj Matrix-i ku në të vërtetë rrjeti do të ketë aftësinë për të shtrembëruar realitetin dhe nuk do të ketë më ndryshim të theksuar mes mbrojtjes nga shteti (që i është besuar ushtrisë) dhe sigurisë së qytetarëve. Rrjeti shkrihet dhe ngatërron. Fatkeqësisht, edhe nëse sot me të drejtë e konsiderojmë më pak të rëndësishëm se Covid-19, nuk ka antidot për këtë lloj virusi, përveçse të rrimë të shkëputur, që do të thotë në të kaluarën.

Edhe nëse nuk kemi arritur ende në këtë pikë, duhet të përgatitemi për idenë se, pasi të ketë shpërthyer, pandemia vështirë se do të bëhet endemike, nëse përdorim një term krahasimi biologjik, i përhapur në këtë situatë. E ardhmja do të jetë nën shantazh, vazhdimisht. Dixhitalizimi i përshpejtuar dhe i detyruar i periudhës dyvjeçare të Covid-it do të zgjidhë shumë probleme, por do të krijojë të reja për të cilat duhet të fillojmë të mendojmë. Disa, nga ana tjetër, kanë filluar ta bëjnë.

/ Shkrimi është botuar në Corriere.it /

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.