Këshilli Shtetëror rrëzon qeverinë belge për masat anti-Covid

Postuar në 30 Dhjetor, 2021 13:57

Këshilli Shtetëror në Belgjikë i ka dhënë të drejtë një kompanie produksioni, e cila ankimoi vendimin e qeverisë për të mbyllur kinematë, qendrat e artit dhe sallat e koncerteve.

Masat e reja kufizuese hynë në fuqi të dielën, por vendimi u kundërshtua nga disa biznese të sektorit të kulturës, të cilat qëndruan të hapura në shenjë proteste.

Qeveria e vendosi edhe sektorin e kulturës nën masat kufizuese, pavarësisht se komiteti shkencor deklaroi se vende të tilla nuk përbëjnë rrezik shtesë për shëndetin publik.

Por Këshilli Shtetëror e cilësoi këtë masë joproporcionale dhe vendosi ta rrëzojë.

Këshilli i Shtetit është një organ këshillimor që ka kompetenca ligjore për të rrëzuar vendimet e qeverisë që i konsideron të paligjshme.

Vendimi erdhi pasi një anëtar i një kompanie produksioni apeloi kundër vendimit të qeverisë për të bërë të mundur mbajtjen e një aktiviteti në periferi të Brukselit, bën të ditur "Le Soir".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.