Ndahet nga jeta ish-presidenti grek, Karolos Papulias

Postuar në 26 Dhjetor, 2021 11:24

Ish-presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias, ka ndërruar jetë të dielën. Papulias ka qenë president i Greqisë për dy mandate rresht, nga 2005 deri në 2015.

Një anëtar i hershëm i PASOK-ut, Papulias ka mbajtur edhe detyra ministrore përgjatë karrierës së tij të gjatë politike, kryesisht në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes. Ai ka përfaqësuar Janinën në parlamentin grek për 26 vjet.

"Pjesëmarrja e tij në Rezistencën Kombëtare dhe përpjekjet e tij kundër Juntës përcaktuan rrugëtimin e tij, duke reflektuar angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë që ai mbronte vazhdimisht", tha presidentja aktuale, Katerina Sakellaropoulou.

Ai e nderoi me sjelljen dhe moralin e tij këtë institucion të lartë shtetëror, duke mbrojtur me forcë kohezionin social dhe unitetin kombëtar”, shtoi ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.