Bota e të dhënave përballë një "shteti" xhuxh

Postuar në 24 Dhjetor, 2021 21:22

Sot u publikuan targat e makinave. Në fakt shumë gazetarë i kanë patur ato dhe regjistrin e gjendjes civile. Prej kohësh. Ajo çfarë të kap pak në befasi, apo të shtie në mendje kjo që po ndodh është fakti se teksa sheh në regjistër targën e makinës, asociuar me emrin, kujtohesh se këta që administrojnë të dhënat kanë edhe numrin e telefonit. Adresën, etj..

Në të cilat ata mund të të njoftojnë për gjobat apo detyrimet që ke në mënyrë që të shmangen penalitete shtesë. Jo. Sot në procedurën e ndalimit dhe kontrollit nga një punonjës policie, rezultoi një ngarkesë mbi makinën e cila nuk është njoftuar asgjëkundi. As letra në xham, as në adresë, as në telefon. Gjoba është aty, kamata rritet dhe ti duhet të kesh fatin e madh që të të ndalojë një polic për të të njoftuar se ke një bazmata të panjohur.

Atëherë mund të pyesim: përse krijohen këto të dhëna? Këta regjistra kur nuk shfrytëzohen për të lehtësuar qytetarin? Thjesht si bazë të dhënash që lehtëson punën e autoriteteve për të groposur sa më shumë njerëzit? Është e qartë se një ndër problemet që u evidentuan është mentaliteti dhe raporti I përmbysur qytetar-shtet në këtë vend që vetëm i qytetarëve nuk ishte.

Ne dimë sesa kompani private na marrin në telefon për të marketuar dhe nuk dihet nga del ky numër telefoni. Ne nuk dimë sot: a ka ndonjë ent kapacitete për të bërë hetim mbi transfertën e mundshme të të dhënave? Dhe nuk dimë nëse gjykatat kanë aftësi për çmuar dëmin që po bëhet!

Sot të dhënat tona i kërkojnë edhe për blerje nga më të zakonshme: kartë në supermarkete, blerje me kartë, të dhëna klienti etj.. Duke krijuar kështu pa dashur dhe për qëllim strikt fitimi grackën e të dhënave që nuk dihet kush i administron. Dhe sesa të sigurta janë. Skandali me pagat është për Shqipërinë një prolog, ndërkohë që deri më tani ishim mësuar të dëgjonim për këto gjëra në informacionet nga jashtë vendit. Është një prolog që ka të mirën se na mësoi qartazi se të dhënat tona nuk i duhen besuar këtij lloj shteti dhe madje askujt. Dhe se shteti në këtë botë që po afron,  që fshihet tanimë pas eufemizmit “autoritet publik” është asgjë më shumë sesa menaxheri privat I radhës I tyre dhe eventualisht përfitues dhe hajduti kryesor.

Bota që po vjen dhe ka ardhur madje kundërvendos një raport të panatyrshëm, rregullat e të cilit duhen rikofiguruar mes një baze galatikore të dhënash nga më të ndryshmet dhe një autoriteti që pretendon të survejojë dhe kontrollojë një botë, madhësinë e së cilës nuk e rrok dhe ndaj së cilës nuk i përshtat dot më prerogativat e veta.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.