"Brukseli nuk duhet të diktojë vaksinimin e detyrueshëm"

Postuar në 11 Dhjetor, 2021 16:35

Këshilli i ardhshëm i BE-së, më 16-17 dhjetor do të diskutojë mbi vaksinimin e detyrueshëm. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, e cilësoi këtë momentin më të mirë për të shqyrtuar shtrirjen e vaksinimit me detyrim në vendet e Europës.

Duke iu referuar një deklarate të shefes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila tha javën e kaluar se është koha për të menduar për vaksinimin e detyrueshëm, Schinas theksoi se ajo "zgjodhi me shumë kujdes fjalët për të thënë se çështja e vaksinimit të detyrueshëm është në tryezë".

“Por ajo nuk tha se në cilën tryezë nuk tha, ose nuk la të nënkuptojë se BE-ja si Bashkim do të nxjerrë një udhëzues të përgjithshëm që do të vendosë vaksinimin e detyrueshëm në të gjithë BE-në. Pra, presidentja, mendoj me shumë inteligjencë, hapi derën për këtë debat të vështirë pa e marrë përsipër ne këtu në Bruksel," vuri në dukje ai, duke shtuar se "nuk ka mundësi më të mirë" për të diskutuar këtë se sa Këshilli i BE javën e ardhshme.

“Sepse një nga gjërat që po ndodh tani, dhe më pëlqen ta shoh këtë të ndodhë, është se shtetet dhe qeveritë mund të marrin pronësinë kolektive të gjithçkaje që duhet bërë, dhe kjo është një gjë e mirë”.

Schinas shtoi se lidhur me vaksinimin e detyruar u duhet lënë hapësirë vendeve anëtare për vendime te pavarura. “Nuk mendoj se kjo duhet të diktohet nga Brukseli. Kjo është diçka që duhet vlerësuar në kontekste specifike kombëtare, dhe gjithashtu i vlerësuar nga gjyqtarët, sipas realiteteve kushtetuese të shteteve tona anëtare.”

Schinas e mbështet vaksinimin dhe e cilëson goditje qëndrimin e atyre që refuzojnë të vaksinohen duke thënë se "ata shpikin të gjitha llojet e teorive konspirative për të justifikuar refuzimin e tyre".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.