Debat mes vrasësve dhe hajdutëve në Parlament

Postuar në 26 Tetor, 2021 15:20

Mediat përcjellin sot një të ashtuquajtur debat në Komisionin Parlamentar të Ligjeve mes zv.ministrit të Energjetikës, Ilir Bejtja dhe deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi. Teksa ishin duket diskutuar për situatën energjetike në vend, dyshja intelektuale ka kaluar në këtë lloj regjistri:

Bejtja: Ti ke vrarë një njeri në Elbasan dhe nuk ke kërkuar falje akoma

Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta

Pra me fjalët e këtyre të dyve që përfaqësojnë, njëri qeverinë dhe tjetri popullin si i zgjedhur, ne duhet të dëgjojmë një hajdut dhe një vrasës që qajnë hallin e krizës energjetike. Dikush mund të thotë se fjalë janë dhe se në ËC Parlamentin e Shqipërisë është dëgjuar edhe më keq. Po e vërtetë, por nuk ka sesi një model të kthehet në kulturë, kur kryeministri aktual pretendon se një ndër betejat e tij është edhe ajo kundër kulturës së baltës.

Ajo që të çudit është se çfarë qëndron pas këtij irritimi që shkon në fyerje: vallë shqetësimi për situatën tonë? Për krizën, për paratë e buxhetit?

Vështirë ta besosh këtë në vendin tonë ku ndërkohë qeveria po kërkon të rregullojë situatën mediatike me lejtmotiv luftën kundër shpifjes dhe kazanit medatik, kemi deputetë dhe zëvendës ministra që hapin krahun e vetëakuzohen si hajdutë dhe vrasës. Një rast i mirë për të kuptuar derexhenë e qeverisjes dhe të ashtuquajturës elitë në këtë vend.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Kazan hajdute ka qene ky parlament qysh ne krijimin e ketij shteti. Keta nuk jane as te paret e as te fundit. Deputet ishte Avni Rustemi (qe perdori koburen dhe si komunist me cerulean e tij komuniste rrembente e torturonte kundershtaret).
Edhe pergjat diktatures komuniste ishte I njejti avaz (shihni gjyqin qe iu be Kadri Hazbiut me kolege). Gafurri para 20 e ca viteve qelloi Azemin.... e keshtu me rradhe. Hajdute e vrases.......
Ai fshatari i Cermes se Lushnjes, Murrizi i Zanave qe iu fliste kolegeve te tij per dosjet e korruptuara, harronte te veten qe iu fal denimi per haracin qe ia kishte marre Q Kozares (e shume te tjereve) prej 3 mije eurosh per t'i kaluar mallra ne dog dogane pa takse.....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.