Shqyrtohet mundësia e dozës së tretë të vaksinës anti-CoVid-19

Postuar në 19 Shtator, 2021 17:02

Rastet në rritje të personave që janë infektuar pas vaksinimit ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të shqyrtojë edhe opsionin e një doze të tretë të vaksinës.

Shumica e vendeve e kanë në diskutim jo vetëm faktin duhet apo nuk duhet një dozë e tretë apo e katërt, por kanë në diskutime dhe kohën kur duhet bërë. Është një vendim i cili po diskutohet edhe nga Komiteti ynë i Vaksinimit, duke parë argumentet për ta bërë dhe duke gjykuar nëse ka rrezikshmëri apo përfitim.  

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, thotë për MCN se nuk përjashtohet as vaksinimi i fëmijëve.

Nuk është marrë vendimi akoma për fëmijët që nuk e kanë kaluar Covid, do e bëjnë apo jo.

Diskutimet për të ndjekur shembullin e disa vendeve në lidhje me imunizimin po kryhen teksa grupime të ndryshme të shoqërisë civile, përfshi edhe studentët, po kundërshtojnë vaksinimin e detyrueshëm. E pyetur për mungesën e një akti të shkruar Rakacolli pranon se për vaksinimin e detyrueshëm ajo që vlen është deklarata e Komitetit të Ekspertëve,

Kategoritë e përfshira deri më tani në vaksinimin e  detyruar janë stafet mjekësore, arsimtarët, studentët dhe së fundmi administrata. Zv.ministrja e Shëndetësisë përsëriti dhe njëherë se të gjtihë personat, të cilët do e kundërshtojnë vaksinimin, mund të bëjnë tamponin çdo 48 orë, pa marrë parasysh vështirësitë e qytetarëve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.