BE zgjeron mbështetjen financiare për Afganistanin

Postuar në 15 Shtator, 2021 11:09

Bashkimi Europian do të asistojë Afganistanin me një ndihmë ekonomike në masën 100 milionë euro. Paketa mbështetëse u bë e ditur sot gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Shuma i shtohet paketës humanitare prej 200 milionë eurosh të shpallur tashmë. BE-ja ngriu fondet e saj prej 1 miliardë eurosh për ndihmë zhvillimi për Afganistanin, pasi kontrollin e vendit e morën talebanët.

Ne qëndrojmë përkrah afganëve. Duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur rrezikun e një urie të madhe dhe një katastrofe humanitare. Për këtë ne do të rrisim ndihmën tonë humanitare për Afganistan me 100 milionë euro”, tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.