Djali i Bin Laden: Më vjen turp për çfarë ka bërë im atë

Postuar në 13 Shtator, 2021 19:00

Një nga djemtë e liderit të Al Kaedës thotë se ndihet i turpëruar nga krimet që ka bërë i ati.

Omar bin Laden është 40 vjeç dhe është më i vogli nga djemtë e Osamas.

Ai pritej të bëhej trashëgimtari i babait të tij dhe të merrte drejtimin e organizatës terroriste, por e refuzoi ofertën.

Në një intervistë për mediat izraelite, Omar bin Laden thotë se 11 shtatori i vitit 2001 i ndryshoi jetën.

Ishte e vështirë për mua të besoja se ai kishte aftësinë për të organizuar një gjë të tillë. Ajo ditë na ndryshoi jetën përgjithmonë, dhe ishte shumë e vështirë të vazhdoja të jetoja më pas. Gjatë këtyre viteve humbjeje dhe dhimbjeje, unë u detyrova të pajtohem me të vërtetën për babanë tim. 

Omar bin Laden është artist dhe jeton në Normandi, Francë. Ai dëshiron të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi e shoqja ka marrë një ofertë për të dhënë leksione mbi paqen në universitetet izraelite.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.