Instituti "Pasteur" kërkon pacientë të pavaksinuar për të testuar Clofoctol kundër CoVid-19

Postuar në 09 Shtator, 2021 02:03

Instituti “Louis Pasteur” në Francë ka nisur testimet e fazës së dytë me pacientë të pavaksinuar kundër CoVid-19, për vlerën e medikamentit clofoctol. Ky i fundit do t’u jepet pacientëve simptomatikë në fazën e hershme të sëmundjes pandemike me synim vlerësimin e efekteve në shmangien e hospitalizimit.

Instituti ka marrë dritën jeshile nga Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Barnave dhe pas financimit me 5 milionë euro nga kompania e mallrave të luksit, LVMH. Në Francë ka një përqindje relativisht të madhe të popullsisë që kundërshton vaksinimin, i shtyrë përpara për shkak të masave të forta të qeverisë. Instituti deklaron se do të kërkojë pacientë në ishujt francezë ku refuzimi ka qenë më i madh. Clofoctol është një medikament që trajton infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, por deri më tani nuk është rekomanduar për CoVid-19.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.