Nuk është kurrë vonë

Postuar në 28 Gusht, 2021 10:04
Wang Deshun

Wang Deshun është 85 vjeç dhe sapo është bërë njeriu më i vjetër në Kinë që merr licencën e pilotit. Në mediat e Perëndimit e kanë përshkruar gjithmonë si gjyshi kinez modern, që në vitin 2015, kur iu bashkua pasarelave të modës në moshën 79-vjeçare. Deshun nuk u kufizua vetëm te moda dhe zgjodhi të fluturonte. 

Pas një ekzaminimi fizik shumë strikt, të cilin e kaloi me sukses, ai studioi fluturimin në teori për 30 ditë dhe praktikën për 50 ditë të tjera.  Deshun ushtrohet në palestër 7 ditë të javës. Ai më parë ka bërë punë të ndryshme. Fillimisht ka punuar në fabrikë, më pas ka shitur bileta dhe në moshën 49-vjeçare  nisi të luante në filma. Në moshën 65 vjeç, ai mësoi të kalëronte, në moshën 78 vjeç mësoi motoçikletën dhe 80 vjeç mori ca leksione nga DJ.

"Kur thua se është tepër vonë për të bërë diçka, duhet të kesh kujdes sepse ky mund të jetë vetëm një justifikim për të mos e bërë atë gjë. Askush nuk ju ndalon të arrini sukses përveç vetes tuaj", thotë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.