Inteligjenca amerikane, pa përgjigje për origjinën e virusit

Postuar në 26 Gusht, 2021 11:51

Një raport i ri nga agjencitë e spiunazhit amerikan për origjinën e Covid-19 që iu dorëzua Shtëpisë së Bardhë të martën, nuk ka ndonjë konkluzion përfundimtar nëse koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu në mënyrë të natyrshme, apo doli nga laboratori. Shkak për mungesën e një përgjigjeje të qartë, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga Wall Street Journal, është fakti që autoritetet kineze nuk kanë dhënë informacion të detajuar.

Raporti i ri, i kërkuar nga Presidenti Biden 90 ditë më parë, nxjerr në pah sfidën e vështirë të administratës për të marrë më shumë informacion nga Pekini, që do të hidhte dritë mbi mënyrën se si filloi pandemia globale.

Ai nënvizon rëndësinë e nxitjes së Kinës për të ndarë të dhënat laboratorike, mostrat gjenomike dhe të dhëna të tjera që mund të hedhin dritë mbi origjinën e virusit, i cili ka vrarë më shumë se katër milionë njerëz në mbarë botën.

"Ishte një “zhytje”, por mund të shkosh aq thellë sa lejon situata", tha një zyrtar amerikan. "Nëse Kina nuk do të japë akses në grupe të caktuara të të dhënave, nuk do ta dimë kurrë", citohen zyrtarë që kanë dijeni mbi raportin e klasifikuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.