Bie ideja e Ministrisë për Dinjitetin. Një afgan në krye të Fondit për Solidaritetin

Postuar në 18 Gusht, 2021 19:19

Edi Rama ka kapur çastin dhe po përpiqet ta shfryëtzojë në maksimum. Partizanllëkur për pranimin e afganëve është kuptuar mirë në SHBA dhe z. Rama ka ndërmend të shkojë më tutje. Redaksia e “Të Kripura” mëson se qeveria shqiptare ka ndërmend të krijojë Fondin për Solidaritetin XXI, në krye të të cilit do të vihet një prej qytetarëve afganë që do të mbërrijnë në vendin tonë. Fondi synon mbledhjen e parave për diasporën e re afgane, sensibilizimin e komunitetit ndërkombëtar dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër veprimi në aspektin humanitar.

Qeveria shqiptare do të kontribuojë financiarisht me zyra dhe logjistikë, ndërkohë që Fondi detyrohet të ketë kontakte me ekzekutivin në Shqipëri. Më herët ishte menduar krijimi i një Ministrie për Dinjitetin Njerëzor, në krye të së cilës sërish z. Rama kishte menduar ta caktonte një afgan, por ajo është braktisur për shkak se është cilësuar e tepërt.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.