SHBA ecën me plane strategjike? Cili plan e parashikonte këtë poshtërim?

Postuar në 16 Gusht, 2021 12:25

Pajet e evakuuimit nga Kabuli kanë sjellë në vëmendje historinë e largimit të SHBA nga Saigoni në vitin 1975.

Dallimi i vetëm është se administrata e tanishme amerikane po mbrohet duke thënë se ky nuk është Viatnami. Në një farë mënyre po. SHBA i tërhoqi trupat dhe ishte qeveria afgane që formalisht ra. Mirëpo 20 vjet angazhim ushtarak dhe 2 trilionë dolllarë bashkë me mijëra të vdekur, ku shkuan?

Me siguri që kjo do jetë një temë për zgjedhjet e ardhshme. Ajo që duhet kuptuar mirë edhe për ata që nuk duan të kuptojnë është pikërisht ajo që po vihet në dukje në media të ndryshme: SHBA nuk mund të ketë planifikuar edhe poshtërimin e vet si ky që pamë në Afganistan. Sepse do të duhej që këtij poshtërimi t’i gjenim një kuptim praktik. Kjo që ndodhi ishte e papritur edhe për SHBA, shërbimet e saj që u kapën në befasi. Ndaj të kemi pak më shumë sens kritik kur vjen puna te pagabueshmëria e amerikanëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.