Raportime për 7-fishim të arsenalit ushtarak bërthamor kinez

Postuar në 27 Korrik, 2021 12:48

Gazeta amerikane “The New York Times” raporton se Kina ka ndërtuar një rrjet të bazave të lëshimit të raketave bërthamore të përbërë nga 110 njësi. Sipas gazetës, rrjeti prej nga ku mund të lëshohen deri në 875 koka bërthmore, është ndërtuar në provincën lindore Xinjiang dhe puna për të me gjasë ka nisur në muajin mars të këtij viti.

Zbulimi është bërë nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë, përmes përdorimit të imazheve nga kompania e të dhënave gjeohapësinore, Planet.

Më herët, gazeta “Washington Post” raportoi për 119 silo të tjera në ndërtim në provincën veriperëndimore të Gansu.

Identifikimi i dy rajoneve të tilla të militarizuara konsiderohet si ekspansioni më i madh i Kinës në drejtim të arsenalit bërthamor që vlerësohet se deri më tani disponon 185 koka bërthamore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.