Italia fiton Kampionatin Europian

Postuar në 12 Korrik, 2021 00:17

Italia është shpallur kampione e Europës pasi mundi Anglinë 4-3. Të kaltrit e Roberto Mancinit triumfuan në finale duke rrëmbyer kupën e EURO 2020.

Fitorja për italianët erdhi pas gjuajtjes së penalltive Anglinë. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, falë golave të Luke Shaë në minutën e 2-të për anglezët dhe golit të Leonardo Bonuçit në minutën e 67-të për Italinë. Pas këtyre dy golave, rezultati nuk ndryshoi më, ndonëse italianët iu afruan përmbysjes së tij në disa raste.

U desh që ndeshja të kalonte te penalltitë, të cilat shkuan në favor të të kaltërve. Anglezët nga 5 gjuajtje gabuan 3 të tilla, ku dy u pritën nga Donnarumma ndërsa një u ndal në shtyllë, ndërsa në krahun tjetër Italia shënoi 3 dhe gaboi vetëm 2.

Italia bëhet kështu kampione e Europës për herë të parë që prej vitit 1968. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.