Tusk, karta liberale e polakëve

Postuar në 03 Korrik, 2021 13:08

Donald Tusk është rikthyer në qenddër të vëmendjes së politikës polake dhe shpresave për të ardhmen e vendit në BE, pasi mori kryesimin e partisë  Platforma Qytetare, në të cilën ka qenë një ndër themeluesit.

Platforma Qytetare është një forcë e domosdoshme, jo si kujtesë, për të fituar luftën për të ardhmen kundër partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi

është shprehur Tusk.

Rikthimi i politikani polak u bë i njohur pas bisedimeve mes kryetarit të ri të partisë, Borys Budka dhe kryebashkiakut të Varshavës, Rafal Trzaskowski. Tusk ka disa merita në drejtimin e KE-së, por edhe të vetë Polonisë, kryeministër i së cilës ishte për dy mandate. Ai përballi me sukses krizën financiare duke e lënë vendin të paprekur nga efektet e saj, por një klimë opozitare u krijua nga një ndjesi e lënies pas dore të shqetësimeve të rinisë. Zgjedhjet ku Tusk do të provohet mbahen në vitin 2023 dhe ato janë përcaktuese për qëndrimin ose jo të Polonisë në BE, nisur nga kursi i përplasjes së partisë në pushtet me Brukselin lidhur me reformën në drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.