Kisha e Anglisë nis hetimet për një fond të vitit 1704

Postuar në 17 Qershor, 2021 18:52

Dyshimet për lidhjen mes tregtisë së skllevërve me një donacion të shekullit XVIII që më pas u kthye në fond investimi, e kanë detyruar kishën e Anglisë t’i rikthehet historisë së saj. Fjala është për një fond prej 9.2 miliardë paund që mbështet financiarisht famullitë dhe katedralet në të gjithë vendin.

Raporti vjetor i Komisionerëve të Kishës, organi që administron pasuritë e kishës së Anglisë, evidentoi në raportin vjetor se donacioni i Mbretëreshës Anne, një shumë parash e lënë mënjanë për të shtuar të ardhurat e klerikëve të varfër në 1704, mund të paraqesë rrezik për reputacionin e kishës, raporton "The Guardian".

Sipas raportit, “Fondet e dhuruara prej kohësh mund të sjellin një rrezik reputacioni lidhur me mundësinë e burimit të tyre origjinal, ose investimit të hershëm të fondeve, duke pasur lidhjet tregtare të skllevërve. Ky mund të jetë rasti i fondeve origjinale të Mbretëreshës”.

Në vitin 1948, Donacioni i Mbretëreshës Anne u bashkua me Komisionerët Kishtarë për të formuar Komisionerët e Kishës. Mbretëresha Anne investoi në tregtinë e skllevërve, duke mbajtur 22.5% të aksioneve në Kompaninë e Detit të Jugut, e cila ishte përgjegjëse për transportimin e rreth 64 000 skllevërve afrikanë midis 1715 dhe 1731.

Kisha e Anglisë po shqyrton gjithashtu edhe mijëra monumente në kisha dhe katedrale, që kanë referenca historike për skllavërinë dhe kolonializmin. Raporti vjetor i komisionerëve tregoi një kthim prej 10.4% të investimeve të saj në vitin 2020.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.