“Ferri në tokë”/I nxehti ekstrem do të përfshijë perëndimin e SHBA-ve

Postuar në 15 Qershor, 2021 12:58

Një valë e re të nxehti ekstrem do të përfshijë disa shtete të Amerikës. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) parashikon që temperatura mbi 49 gradë Celcius do të përfshijnë shtete si Utah, Kaliforninë jugore dhe qendrore, më pas Nevadën dhe Arizonën. Më shumë se 48 milionë amerikanë, në perëndim të vendit janë paralajmëruar për valën e të nxehtit.

"Këto janë temperatura të pazakonta për qershorin", thotë meteorologia Julie Malingoëski e NWS, duke shtuar se, gjatë gjithë historisë, temperaturat më të larta janë regjistruar në korrik dhe gusht.

Mjekët që punojnë në qendrat e djegies në shtetet amerikane të Arizonës dhe Nevadës, paralajmërojnë për rrezikun e dëmtimeve në këmbë për shkak të kontaktit me trotuaret përvëluese.

Sistemi i presionit të lartë në Las Vegas dhe Phoenix pritet të ngrejë temperaturën e ajrit mbi 46 gradë Celsius këtë javë.

Djegiet për shkak të temperaturave të larta nuk janë të pazakonta në SHBA. Vitin e kaluar, në Arizona Burn Center u pranuan 104 persona me djegie të rënda për shkak të kontaktit me sipërfaqet e nxehta. Pati shtatë viktima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.