Kina do të ndërtojë dy reaktorë të rinj bërthamoë

Postuar në 27 Maj, 2021 12:54

Dy reaktorë bërthamorë për ndërtohen në Kinë. Ata pritet të vihen në punë në vitin 2024 dhe 2026 dhe janë të dy një tip i quajtur China Fast Reactor 600 (CFR-600).

Ky lloj reaktori është një "krijues", që do të thotë reaksioni i tij bërthamor gjeneron më shumë karburant sesa përdor, një sistem që i ka shqetësuar shkencëtarët.  

Në shumicën e termocentraleve bërthamore, qëllimi është që të përdoret sa më shumë lënda e djegshme dhe jo të prodhohet e tillë. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur reaktori prodhon plutonium, i cili është i lehtë për t'u kthyer në armë bërthamore.

Vende si ShBA-të, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë braktisur me kohë programe të tilla.

Ky nuk është rasti i Kinës. CFR-600 është një reaktor i shpejtë-neutron i ftohur me natrium, që do të thotë se në vend të përdorimit të ujit, si shumica e termocentraleve bërthamorë në botë, ai ftohet nga natriumi i lëngshëm, me një diapazon shumë më të gjerë të temperaturës dhe më pak ndërveprim sesa uji. Neutronet e shpejta kanë më shumë energji natyrore sesa neutronet alternative, termike, të cilat duhet të mbahen në një mjedis të kontrolluar nga temperatura në mënyrë që të veprojnë.

Brenda CFR-600 është një karburant i quajtur oksid i përzier (MOX), i cili prodhohet nga mbeturinat bërthamore të plutoniumit dhe uraniumit të varfëruar. Ky është hapi tjetër në një proces që Kina e ka nisur në 2003 me hartimin e Reaktorit të Shpejtë Eksperimental të Kinës (CEFR). Secili prej dy reaktorëve CFR-600 do të prodhojë 1500 MWt dhe 600 MWe energji.

Kjo është gjë e mirë. Por ka një problem. Reaktori i shpejtë përdor më shumë uranium, prandaj shkencëtarët bërthamorë u larguan prej tij dekada më parë për shkak të kostos së lartë të karburantit të uraniumit.

Atëherë, pse Kina po ndërton një reaktor riprodhues përveç reaktorëve që ftohen me ujë, lloji tradicional në të cilin mbështeten shumica e impianteve bërthamore të botës?

Ekspertët thonë se me sasinë e plutoniumit që do të bëjnë reaktorët e shpejtë, Kina mund të ketë 1 270 raketa bërthamore deri në 2030, një sasi kjo e barabartë me arsenalin e raketave interkontinentale që ka SHBA.

Ekspertët po nxisin qeveritë të përballen me Kinën lidhur me këtë zhvillim.

Vitet e fundit, Kina ka dhënë gjithnjë e më pak informacion në lidhje me programin e saj bërthamor. SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut e raportojnë gjendjen e plutoniumit "civil" (domethënë nuk përdoret në armatim) tek Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), gjë që Kina nuk e bën që nga viti 2017.

Pse Kina po grumbullon plutonium në mënyrë të fshehtë? Zyrtarë të inteligjencës amerikane thonë se ky grumbullim mund të rezultojë në të paktën një dyfishim (ose më shumë) të arsenalit bërthamor të Pekinit. Kjo do ta bënte Kinën të ndihej më konkurruese në raport me fuqitë e tjera ose të ketë një mjet negociues bindës nëse është e nevojshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.