Një vit pandemi - sfida e mjekëve në Sanatoriumin e Tiranës

Postuar në 22 Maj, 2021 20:25

 Spitali “Shefqet Ndroqi” është kthyer tashmë në një gjendje normale, me vetëm 28 pacientë, por gjatë një viti pandemie, më qindra të infektuar luftuan me vdekjen. Drejtori i këtij spitali Perlat Kapisyzi në një rrëfim ekskluziv për MCN tregon momentet e vështira me të cilat u desh të përballej stafi mjekësor përballë një sëmundje të panjohur.

“Në 28 mars ku për herë të parë në Shqipëri u krye interventi i parë i pacientit me Covid. Kolegët kirurgë dhe reanimatorë, menjëherë ju përgjigjen urgjencës dhe kryen me sukses interventin e parë të një pacienti me apendesit akut. Sistemi triazhimit konsiston diferencimin e ndihmës së dhënë pacientëve sipas gravitetit të sëmundjes. Ky sistem është aplikuar në rastet kur ka mbingarkesë në spital. Por sistemi i triazhimit bëhet kush është më rëndë të hyjë i pari”, tha Kapisyzi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.