BE lehtëson kufizimet e udhëtimit për qytetarët jashtë Unionit

Postuar në 19 Maj, 2021 14:13

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë sot dakord për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit për vizitorët që vijnë nga vende që nuk janë pjesë e Unionit. Lehtësimi do të hyjë në fuqi para nisjes së sezonit turistik veror, bën të ditur Reuters, që u referohet dy burimeve të ndryshme në BE.

Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së miratuan një propozim të datës 3 maj, bërë nga Komisioni Evropian, për të lehtësuar kriteret që përcaktojnë vendet "të sigurta" dhe për të lejuar hyrjen e turistëve të vaksinuar nga diku tjetër.

Nën kufizimet aktuale, njerëzit nga vetëm shtatë vende, përfshirë Australinë, Izraelin dhe Singaporin, mund të hyjnë në BE për pushime pushime, pavarësisht nëse janë vaksinuar ose jo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.