Bashkimi Europian dhe qeverisja globale

Postuar në 15 Prill, 2021 15:18
Guido Montani - Profesor i politikës ndërkombëtare në Universitetin e Pavias

 

Përmes një konference organizuar në muajin shkurt nga Instituti për Studimet e Sigurisë së BE-së dhe presidenca portugeze, Unioni hapi një diskutim publik mbi objektivat kryesorë të politikës së vet të jashtme dhe mënyrat e përmbushjes së tyre. Rezultat i tij është “Busulla Strategjike” që pritet të adoptohet në gjysmën e parë të viti 2022. Subjektet vepruese politike duhet të bashkohen në një standard – siç ndodhi me SHBA dhe Bashkimin Sovjetik në fund të Luftës së Parë Botërore, kur të parat u angazhuan për ndërtimin e një bote “të sigurtë për demokracinë”, ndërsa i dyti drejtonte një revolucion botëror socialst. Nëse BE do të kufizohet thjesht në lundrimin në rendin e vjetër ndërkombëtar i pasluftës, bazuar në sistemin vestfalian, do të mbetet nën ndikimin e fuqive të tjera botërore.

Kjo del nga komentet e para të Busullës Strategjike – që përqendrohet më shumë mbi rrugët e mbijetesës sesa në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore për qytetarët e Europës dhe të pjesës tjetër të botës. Politika e jashtme europiane nuk duhet ta shndërrojë BE-në në një superfuqi por duhet më tepër të zbysë konfliktet mes fuqive kryesore. Dhe nëse politika e jashtme është e përqendruar në mjete ushtarake, ne do të vazhdojmë të përballemi me zgjedhjen mes paqes dhe luftës, atyre dhe ne, miqve dhe armiqve. Nacionalizmi është plotësuesi i pashmangshëm ideologjik i një politike të bazuar në forcën ushtarake.

Sistemi multipolar

Politika ndërkombëtare nuk drejtohet më nga dy ish-superfuqitë. Rendi botëror bipolar ka marrë fund dhe në vend të tij po shfaqet në mënyrë spontane një sistem multipolar me lojtarë të rinj kryesorë si Kina, India, Brazili dhe Australia. Megjithatë fuqitë e vjetra vijojnë të veprojnë si shtete me sobranitetin vestfalian: ato i shohin të tjerët si armiq potencialë por janë të detyruar të mbajnë nën kontroll konfliktet në mënyrë që të mos minojnë sistemin botëror të qarkullimit të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve nga i cili varet çdo gjë. Alternativa ndaj ekonomisë së sotme globale është izolimi dhe varfëria(mbani parasysh Korenë e Veriut).

Pandemia e ka sjellë në qendër këtë kontradiktë: lidhjet e konsoliduara ekonomike dhe njerëzore kanë prevaluar mbi nacionalizmin e vaksinës, siç evidentohet nga bashkëpunimi intensiv shkencor ndërkombëtar i përfshirë në zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave, që tani shihen si një e mirë e përbashkët për njerëzimin. Në finale, ndonëse synimi i bashkëpunimit paqësor ndërkombëtar po sfidohet nga bota e liderëve sovranistë – si dikur Donald Trump, tani Vladimir Putin dhe Jair Bolsonaro, edhe pse jo Xi Jinping – sistemi ekonomik global mbijeton. Kjo mbetet megjithatë në pasiguri të përhershme mes ndasive verbale dhe qëndrimeve formale në samitet globale, të cilat shtete të ndryshme i shohin më shumë si mundësi për të shtrirë muskujt në përfiitim qytetarëve të tyre sesa në përballjen me kërcënimet globale ndaj paqes dhe mjedisit.

Nisur nga fakti se balanca e fuqisë të sistemit multipolar oshilon kështu në mënyrë të rrezikshme mes bashkëpunimit dhe konfliktit, me fuqi rivale – kryesisht SHBA, Kina dhe Rusia që luajnë për dominim global, BE-ja duhet të krijojë një rol specifik të vetin. Nuk ka për të qenë e lehtë. Siç e vuri në dukje së fundmi, përfaqësuesi i Lartë i saj për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, “pesha e Europës po humbet”.  30 vjet më parë, ne përfaqësonim ¼-ën e pasurisë së botës. parashikohet se në 20 vjet, ne nuk do të përfaqësojmë më shumë se 11% të PBB-së së botës, shumë pas Kinës që do të jetë dyfishi i kësaj shifre, poshtë 14%-it të SHBA dhe në të njëjtin nivel me Indinë. Një Europë e dorëzuar dhe e paaftë të ndërmarrë veprime do të kthehet shumë shpejt në një Zvicër globale, e bindur ndaj fuqive kryesore.

Kryqëzime ekzistenciale

Unioni ndodhet pra në një kryqëzim ekzistencial. Nëse do të ketë një rol si një fuqi botërore në pozitë të barabartë me të tjerët(përfshirë në të ardhmen, Indinë), duhet të pajiset me armatim të tillë që të pasqyrojnë një fuqi të madhe teknologjike, përfshirë armë bërthamorëe dhe të pranojë ideologjinë e nacionalizmit – shkurt pra të bëhet shteti komb europian. Ose, ndërsa nuk heq dorë nga ideja e një ushtrive të vetën, në linjë me parimin e vet të “autonomisë strategjike” duhet të përpiqet të luajë një rol pajtues, në ndërtimin e një rendit paqësor ndërkombëtar.

BE-ja ka fuqinë të përmbajë aspiratat e fuqive të mëdha për dominim. Duket mbrojtur një qasje multilaterale ajo mund të kultivojë pjesëmarrjen e barabartë të të gjitha shteteve në menaxhimin e çështjeve të përbashkëta, në kërkimin e zgjidhjeve për çështjet imediate në planetin tonë: kriza e klimës, konvergjenca ekonomike mes vendeve të pasura dhe të varfra, një sistem i ndershëm i marrëdhënieve tregtare dhe kontrolli i financave ndërkombëtare – kaq të fuqishme sot saqë përfaqësojnë një kërcënim për pavarësinë dhe stabilitetin e të gjitha shteteve të botës.

Ky objektiv strategjik mund të përshkruhet me termin qeverisje botërore – një rend paqësor, bashkëpunues post-vestfalian, bazuar në thelb mbi institucionet ndërkombëtare të krijuara nga SHBA pas Luftës së Dytë Botërore por me rregullimet e nevojshme për zëvendësimin e dominimit të SHBA me një sistem të pjesëmarrjes së barabartë të të gjitha shteteve në menaxhimin e ndërvarësisë globale. Do të përfaqësonte një bashkëjetesë tanimë multipolare dhe me të vërtetë paqësore. BE-ja u krijua nga njerëz që pas LIIB thanë “kurrë më”! Tani ka ardhur koha që zgjerohet angazhimi i Europës për paqen – siç mishërohet ajo në krijimin e shtetësisë europiane dhe Kartën e të Drejtave Themelore – në pjesën tjetër të botës. Ky pikëvështrim dallon nga propozimi i formuluar nga Richard Haas dhe Charles Kupchan për një “koncert të ri fuqish”, një lloj i ngjashëm me Këshillin e dikurshëm të Vjenës. Synimi i tyre është të ruajnë ekuilibrin e sistemit vestfalian, më tepër sesa të farkëtojnë një rend post-vestfalian.

Dilemë e pamundur

Të marrim çështjen e NATO-s dhe mbrojtjes europiane, ku “autonomia strategjike” duket se ushqen një dilemë të pamundur: ose shkojmë në linjë me direktivat e NATO-s, formuluar nga fuqia më e madhe ushtarake, ose vëmë në diskutim edhe ekzistencën e saj, sepse një aleancë ushtareke “perëndimore” nuk duhet t’i kundërvendoset një qeverisjeje globale paqësore. Propozimi i sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg për zgjerimin e NATO-s në Azi – duke përfshirë Australinë, Zelandën e Re, Japoninë dhe Korenë e Jugut – si vende kontakti – është një përpjekje për të përmbajtur ekspansionin kineze duke përdorur mjete ushtarake europiane. Presidenti amerikan, Jo Biden, propozoi së fundmi një samit të demokracive dhe në lidhje me Azinë, mori pjesë në një tjetër raund të “Quad”, Dialogu Katërpalësh i Sigurisë mes SHBA, Japonisë, Indisë dhe Australisë.

As një aleancë e demokracive kundër Kinës, por as edhe një NATO euro-aziatike nuk përputhet me interesat dhe perspektivat europiane. Nëse BE-ja dëshiron të ndërmarrë një politikë të paqëtimit botëror, ai duhet ta ndryshojë kuptimin dhe përmbajtjen e një aleance ushtarake të krijuar gjatë Luftës së Ftohtë për të përmbajtur ekspansionizmin sovjetik.

Qeveritë europiane duhet të kujtojnë se në vitin 1994 ato bindën presidentin e SHBA-së Bill Clinton, për t’i dhënë Rusisë mundësinë e pjesëmarrjes në Partneritetin për Paqe me NATO-n, duke hapur rugën për bashkëpunim ekonomik mes Rusisë dhe vendeve europiane, me një shikim në perspektivë për pjesëmarrje të plotë në NATO. Për fat të keq, politika e NATO-s e zgjerimit drejt Lindjes provokoi një krizë në Ukrainë, si mosmarrëveshje mes Lindjes së saj dhe Perëndimit dhe Rusisë që tani duket si një çarje e pariparueshme.

Megjithatë neni 2 i Traktatit të Atlantikut të Veriut thekson se krahas bashkëpunimit ushtarak, bashkëpunimi ekonomik mes aleatëve duhet inkurajuar. Ndaj BE-ja mund të propozojë një zonë të madhe të tregtisë së lirë nga Vankuveri në Vladivostok, duke përfshirë Rusinë në një projekt për bashkëpunim ekonomik që në planin afatgjatë mund të çojë në një detantë ushtarake afatgjatë. Rusia përballet aktualisht me probleme serioze ekonomike dhe me çështjet e energjisë që rrjedhin prej tyre dhe pa asnjë dyshim do të ishte e interesuar në një bashkëpunim paqësor ekonomik që do të përmirësonte mirëqenien e qytetarëve të vet, sikurse marrëdhëniet me Kinën dhe vende të tjera në zonën euroaziatike.

Deri më tani, mungesa e një politike të jashtme europiane efektive i ka lejuar Rusisë dhe Turqisë të zgjerojnë ndikimin e tyre në vendet e Kaukazit. Krijimi i një zone të madhe të tregtisë së lirë do të tregonte se aty ka një proces paqëtimi mes fuqive kryesore, efektet e të cilit do të ndiheshin përgjatë hapësirës mesdhetare. Merrni p.sh konferencën e Gllasgout për klimën mbajtur në nëntor. Kjo mund të përfaqësojë një mundësi për të treguar se të gjitha vendet janë të angazhuara në shmangien e katastrofës ekologjike, të cilën e parashikon zymtësisht shkenca nëse palët nuk do të respektojnë Marrëveshjen e vitit 2015 të Parisit. Temperatura mesatare globale po ka qysh tani pasoja shkatërrimtare, nga shkrirja e akujve polarë në zjarret në pyje, stuhi kataklizmike dhe zhdukja e shumë specieve. 

Një nga synimet e Gllasgout do të ishte një marrëveshje për vendosjen e objektivave për reduktimin e emetimit të karbonit për secilin vend. Kjo do të shoqërohej me një politikë për sigurimin e mallrave në shkallë globale – një Marrëveshje botërore e Gjelbër  shtuar masave të kufizimit të ndotjes, do të përfshinte nisma për një solidaritet më efektiv mes vendeve, të pasura dhe të varfra në veçanti. BE-ja ka miratuar tashmë planin e Gjeneratës Tjetër që i shtohet Marrëveshjes së Gjelbër Europiane.

Të drejta valutore të garantuara

Liderët europianë kanë propozuar atë që mund të shihet si një hap përpara drejt qeverisjes globale. Së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe kreun e Unionit Afrikan, Macky Sall, Emmanuel Macron, Angela Merkel, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen janë shprehur se janë pro një çështjeje të jashtëzakonshme si Fondi i Huaj i Rezervës Valutore, ideuar nga FMN për të kapërsyer krizën e pandemisë dhe luftuar ngrohjen globale. Deri më tani ky propozim mbetet i vagëllt, por mund të përfqësojë një shteg origjinal në bashkëpunimin ndërkombëtar. Normalisht, vetëm 1/3 e këtyre fondeve u alokohen vendeve në zhvillim. Në  një emergjencë, e gjithë çështja do t’i kalonte OKB-së për të ngritur një fond të jashtëzakonshëm, pjesë e të cilit do të mund të përdoreshin për të financuar një sistem shëndetësor global, siç rekomandohet nga Komisioni Paneuropian për Shëndetin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, teksa pjesa tjetër do ‘i alokohej Marrëveshjes së Gjelbër Botërore, për të financuar kërkimin në energjinë e rinovueshme dhe masa zbutëse për vendet e varfra. Qytetarët e botës do të kuptonin atëherë se solidariteti ndërkombëtare mund të përkthehet në politika efektive.

Nisur nga fakti se këto rezerva krijohen nga disa monedha – si dollari, euro, jeni, renminbi dhe stërlina – krijimi i një fondi të jashtëzakonshëm për OKB-në do të përfaqësonte një hap drejt qeverisjes globale. Fuqitë kryesore të botës(rubla sa nuk është përjashtua ende) mund të nisin bashkëpunimin, hapur dhe mbi një plan rimëkmëbjeje nga pandemia dhe për shpëtimin e planetit nga kolapsi mjedisor. Përdorimi i madh i këtyre rezervave, një lloj monedhe botërore – në vend të  bancor – monedhës mbinacionale të propozuar nga John Maynard Keynes dhe e mbrojtur pa sukses në Bretton Woods më 1944 – do të ndihmonte në stabilizimin e sistemit monetar dhe financiar ndërkombëtar, i dominuar aktualisht nga një fluks i madh kapitali joshtetëror.

Më tej akoma, unionet kontinentale si Unioni afrikan, mund të nisin përdorimin e rezervave si një monedhë llogarie, për të stabilizuar tregjet e tyre të brendshëm dhe për të marrë pjesë në tregtinë ndërkombëtare pa patur frikën e stuhive monetare dhe financiare. Një marrëdhënie më e ngushtë mes BE-së dhe Unionit Afrikan do të përfaqësonte një model të bashkëpunimit ndërkontinental për një zhvillim të qëndrushëm të shparndarë në mënyrë të barabartë.

Bashkëpunim paqësor

Politikat e hartuara për të farkëtuar qeverisjen globale jo vetëm do të prodhonin frute eonomike dhe sociale substanciale por do të promovonin po ashtu një bashkëpunim paqësor mes fuqive kryesore. Liderët e botës nuk duhet të vihen pas fitimeve afatshkurtra për qytetarët e tyre në kurriz të banorëve të tjerë të planetit. Qytetarët europianë e dinë se lufta mes anëtarëve të BE-së është sot e pamundur. Nëse progresi i vazhdueshëm drejt qeverisjes globale ka ecur deri më tani, nuk do të jetë e largët dita kur pengesat psikologjike, fizike, ideologjike dhe politike që ndajnë qytetarët e botës nuk do të ekzistojnë më.

Burimi: Social Europe

Përkthimi: Skerdilajd Zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.