Tre misione ruse në Hënë deri në vitin 2026

Postuar në 13 Prill, 2021 17:04

Rritja e shpenzimeve për eksplorimin e hapësirës do t’i japë mundësi Rusisë të çojë tre misione në Hënë. Presidenti i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Alexander Sergeyev, tha se qeveria ka vendosur që të shpenzojë 15 miliardë rubla (195 milionë dollarë) në vit për programin federal të hapësirës.

Misionet që synojnë Hënën janë emërtuar Luna-25 këtë vit, Luna-26 në 2024 dhe Luna-27 në 2025.

Hëna është bërë objektivi i garës së re të fuqive të mëdha botërore. E para është ajo e vitit 1966-1976.

“Bashkimi Sovjetik mori pjesë aktivisht dhe ishte i pari që preku sipërfaqen e Hënës.sonda Luna-24, e cila solli material nga Hëna, ishte misioni ynë i fundit atje”, citohet Sergeyev nga agjencia e lajmeve TASS.

Kthimi në Hënë

Dyzet e pesë vjet më vonë, kthimi në Hënë është një ngjarje e shënuar. Hëna është bërë shumë tërheqëse: gara e parë hënore ishte periudha e pushtimit të satelitit natyror të Tokës ndërsa tani ka ardhur koha për zhvillimin e saj, tha kreu i Akademisë Ruse të Shkencave.

Të dhënat nga studimi i tokës hënore dhe ndjeshmëria e sipërfaqes sugjerojnë se atje ka shumë burime natyrore: rezervat e titanit, silicit dhe elementëve që në tokë janë të rrallë. Po ashtu, Hëna ngjall interes pasi atje ka akumulime të mëdha akulli, një burim ky për hidrogjen dhe oksigjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.