BE kërkon 10 milionë doza të vaksinës AstraZeneca nga India

Postuar në 03 Prill, 2021 13:08

Bashkimi i Europian ka kërkuar nga India të drejtën e blerjes së 10 milionë dozave të vaksinës së AstraZeneca-s për të plotësuar nevojat e veta. Agjencia ”Reuters” bën me dije se vaksinat do të prodhohen në Institutin Serum të Indisë që është prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Kërkesa në fjalë vjen ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar BE-në për ngadalësi në fushatën e vaksinimit dhe kur Blloku ka ngritur pretendime serioze dhe ka vendosur një farë paragjykimi mbi vaksinat e prodhuara jashtë tij. Por edhe në një kohë kur disa vende brenda tij kanë vendosur bllokimin e përdorimit të vaksinës anti-CoVid-19, të zhvilluar nga AstraZeneca  për shkak të problemeve të raportuara me efektet e saj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.