Kina dhe Rusia bien dakord për ndërtimin e një stacioni të përbashkët hapësinor hënor

Postuar në 10 Mars, 2021 02:05

Rusia dhe Kina kanë nënshkruar së fundmi një memorandum mirëkuptimi për ndërtimin e një stacioni hapësinor të përbashkët hënor. Në një deklaratë të vetën, agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos u shpreh se stacioni hënor parashikohet të jetë një kompleks i objekteve kërkimore eksperimentale në sipërfaqen dhe/ose në orbitën e Hënës.

Sipas po të njëjtës deklaratë stacioni do të mund të përdoret nga vende të tjera të interesuara apo partnerë ndërkombëtarë. Nëse vlerësohet se Rusia ka mbetur pas në eksplorimin hapësinor dhe është shumë larg jo vetëm SHBA, por edhe arritjeve të kohës sovjetike, Kina nga ana e vet ka shënuar progres duke çuar edhe një mision në Hënë. Bashkëpunimi në fjalë shihet si shenjë e krijimit të një blloku rival ndaj SHBA që ruan padiskutim epërsinë në këtë fushë.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.